Ktheheshin nga Kakavija, dy të rinj përplasen me një pemë
GJIROKASTER - Dy të rinj nga Gjirokastra kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi teksa ecnim me shpejtësi me mjetin e tyre, në gjendje të dehur, u përplasën me një pemë.
Sipas policisë, automjeti tip "FORD-Mondeo" me targa PZ 588843 drejtuar nga Bledar Nikica 29 vjeç nga Gjirokastra, në të cilën udhëtonte edhe kushëriri i tij Marsel Nikica, 19-vjeç, doli nga rruga dhe u përplas me një plep në anë të rrugës. Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit të djeshëm, kur automjeti vinte nga Kakavija në drejtim të qytetit të Gjirokastrës. Pasi po lëvizte me shpejtësi shumë të madhe makina që drejtohej nga 29-vjeçari ka dalë jashtë kontrollit dhe është përplasur në mënyrë ballore me trungun e pemës. I plagosur rëndë nga aksidenti mbeti 19-vjeçari Nikica, ndërkohë që plagë mori edhe kushëriri i tij. Ata u dërguan në spitalin e Gjirokastrës. Sipas mjekëve, gjendja e 19-vjeçarit është e rëndë. Pas veprimeve hetimore paraprake rezultoi se 29-vjeçari ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas kësaj, policia e arrestoi atë në flagrancë për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. p.n