E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: "Ekonomia nuk është tabloja e zymtë e pikturuar nga Rama"

Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka deklaruar se kreu i PS-së, Rama, po pikturon një tablo të zymtë për ekonominë në vend. Bogdani ka theksuar se deklaratat e Ramës për një krizë ekonomike nuk janë asgjë tjetër veçse rrënimi i ekonomisë së krimit dhe mafies së ndërtimit të Ramës. Duke iu përgjigjur akuzave të Ramës për rritjen e çmimit të energjisë, Bogdani ka theksuar se rritja e energjisë nuk do të rëndojë në xhepat e konsumatorit, sepse sipas tij, në një rrogë mesatare diferenca me rritjen e energjisë është vetëm 46 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë në lidhje me rizgjedhjen e kryeministrit Berisha në krye të selisë blu, Bogdani theksoi se ka votuar për të, sepse, sipas tij, është ai që e mbajti përsëri në pushtet Partinë Demokratike duke theksuar se për këshillin kombëtar të partisë ka votuar për anëtarët e forumit rinor të PD-së.

Ky lajm është publikuar: 16/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›