Dogjani: "Shembja e tunelit, qeveria të thotë të vërtetën"
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste u rikthehet akuzave ndaj qeverisë lidhur me tunelin e Rrëshen-Kalimashit. “Si një deputet i Partisë Socialiste, por si një qytetar i zhgënjyer i qarkut të Kukësit, jam i zhgënjyer, si mijëra të tjerë, në Kukës, Lezhë, Shkodër, Malësi të Madhe, por edhe në Durrës, Tiranë, Fier e Elbasan. Jam njësoj i zhgënjyer, si qindra mijëra shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë, që sot kërkojnë rrugën e premtuar, madje inauguruar me shumë se një herë nga Sali Berisha, por që fatkeqësisht, nuk e përdorin dot”, - tha dje, deputeti i PS-së, Asllan Dogjani. Sipas tij, tuneli që do të bënte të mundur lidhjen e Shqipërisë me Kosovën, sot është i shembur. Bashkë me të, shtoi Dogjani, u shembën edhe miliona euro, të paguara nga taksapaguesit shqiptarë. “Dhe mbi të gjitha, bashkë me tunelin u shemb një ëndërr - ëndrra e shqiptarëve për të qenë më pranë njëri-tjetrit, në Kosovë e në Shqipëri”, - tha ai. Por zhgënjimi është edhe më i madh, deklaroi ligjvënësi socialist, madje kalon në kufijtë e zemërimit, kur shikon se si një pseudokryeministër, me ministrat e tij, bëjnë sikur nuk e kuptojnë atë çka ndodhi në Kalimash. Sali Berisha dhe Sokol Olldashi bëjnë sikur nuk e shohin tunelin e shembur. Ai pohoi se heshtja nuk mund të vazhdojë, përpara një populli të tërë, që kërkon të dijë se çfarë ndodhi në tunelin e Kalimashit, se u shemb ai tunel, sa i madh është dëmi, sa i pariparueshëm është ky dëm, edhe sa gjatë do të qëndrojë i mbyllur ky tunel dhe se kush është përgjegjës për gjithë këtë situatë të krijuar. “Dhe më kryesorja është se sa gjatë do të vuajnë qytetarët kuksianë, shqiptarët që për tu lidhur me njëri-tjetrin, për të sjellë të sëmurët në spital apo për të siguruar bukën e gojës u duhet të kalojnë në rrugë pa rrugë duke rrezikuar dhe jetën”, - tha ai ndërsa shtoi se deri më sot nuk ka asnjë përgjigje për këtë pyetje të ngritura nga qytetarët. “Sali Berisha dhe Sokol Olldashi, nuk do të mund tu shpëtojnë përgjegjësive të tyre dhe aq më pak së vërtetës. Një popull i tërë kërkon të dijë, mbi një shembje, që çdo ditë e më shumë mban erë korrupsion. Jo si deputet i Partisë Socialiste, por si qytetar i Kukësit, nuk do të rresht së kërkuari të vërtetën. Nuk do të rresht së pyeturi Sali Berishën dhe ministrat e tij mbi të vërtetën e shembjes së tunelit të kombit. Derisa të japin përgjigje, përpara shqiptarëve. Dhe përpara drejtësisë”, - përfundoi Dogjani.
Ky lajm është publikuar: 16/12/2009