Braçe: "Berisha, rrezik kombëtar për shqiptarët"
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha është rreziku i vetëm për shqiptarët dhe jo opozita. Kështu ka pohuar deputeti socialist Erion Braçe, gjatë protestës së zhvilluar dje në Berat. Sipas tij, Berisha është rrezik popullor, sepse po rrit varfërinë e papunësinë. "Motoja korruptive e tij, shfrytëzo një milion familje për një familje të vetme, për familjen e tij, për këtë është rrezik popullor”, - tha ai. Braçe shtoi se çmimi i energjisë u rrit me 10 % për të gjithë të varfrit, për gjithë të tjerët me 13 % që nga 1 janari për çdo familje u rrit me 13.5 %. Ky është Sali Berisha, burri që nuk mban fjalën. “Nga 1 janari do të biem pre e paburrërisë së tij. Arka e shtetit do të mbushet nga çdo portofol qytetar. Të gjitha çmimet e ushqimeve u rritën, duke përfshirë dhe pataten që ati i tij shpirtëror e ka pasur edhe bukë dhe gjellë. 200% janë rritur tarifat në spitale. Për të trokitur tek mjekët duhen mbi 10 mijë lekë, për të trokitur te mjeku në spitalin rajonal duhen 20 mijë lekë, për të parë fëmijën në bark të nënës duhen 15 mijë lekë. Kanë tre muaj pa marrë rrogat mësuesit në dispozicion, mësuesit nuk flasin se kanë frikë. Miliona euro kanë pa marrë investitorët, sepse qeveria ka falimentuar, paga e dhjetorit për të gjithë administratën, policë, mjekë, mësues, etj, do të paguhet në janar, sepse në këtë vend duhet të gëzojë vetëm një familje”, - pohoi Braçe. Deputeti socialist shtoi se kjo protestë nuk është vetëm një vullnet i Ramës, por i 80 mijë socialistëve, i deputetëve të Partisë Socialiste, i tre milionë shqiptarëve që po vuajnë falimentimin e shtetit.
Ky lajm është publikuar: 16/12/2009