Olldashi sërish akuza Ramës: "Shiti nën kosto truallin tek Tajvani"
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, u rikthehet sërish akuzave për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, lidhur me pronën e shitur tek parku "Rinia". Sipas Olldashit, kryetari i Bashkisë, Edi Rama, ka favorizuar pronarin e Tajvanit duke e shitur truallin nën koston reale. “Në tetor të vitit 2004, Bashkia e Tiranës truallin përballë hotel "Dajtit" e vlerëson me 1500 euro metri/katror. Në maj të vitit 2005, katër muaj më vonë çmimi matanë rrugës në lulishten e Tajvanit e vlerëson me 97 euro për metër/katror. Atëherë çdokush ka të drejtë të shtrojë pyetjen: Cili është argumenti që shpjegon diferencën e tmerrshme nga 1500 tek 97 për trojet publike që janë ekzaktësisht në të njëjtën zonë përballë njëri-tjetrit”, - theksoi Olldashi gjatë një konference për shtyp. Ministri u shpreh se shpjegimi i vetëm i shitjes, sipas tij, nën kosto i truallit është i lidhur me favoret që kreu i Bashkisë i ka bërë biznesmenit të rrethit të tij. “Cili është shkaku përveç faktit që Besnik Sula është një biznesmen i rrethit të interesave të Ramës dhe ky çmim është vetëm një favor totalisht klientelist që kryetari i Bashkisë i ka bërë ortakut të tij, politik apo qoftë financiar. Janë brenda të njëjtit kuadër ligjor, të bazuar në të njëjtat ligje, të bazuara në të njëjtat rregullore që funksiononin si dhe të bazuara në të njëjtat rregulla të përcaktimit të çmimit të truallit publik, dhe kemi njërën me 97 euro dhe tjetrën me 1500 euro. Pse ? Sepse të parën do ta blinte Besnik Sula dhe të dytën nuk dihej kush do ta blinte. Pra për blerësin anonim aplikohet çmimi 1500 euro, që është si çmim i përafërt me vlerën e tregut, për klientin e z.Rama, për z.Sula, aplikohet çmimi 97 euro ose 6.4 % e çmimit real”, - tha ai ndërsa vuri në dispozicion të medias dokumentet që vërtetonin, sipas tij, standardin e dyfishtë të zbatuar nga Bashkia.
Ky lajm është publikuar: 16/12/2009