Bogdani: “Gol më parë te Kombëtarja, sesa te Livorno”

Bogdani dhe Cana ishin ndër më të kritikuarit gjatë deklarimeve të fundit për shtyp të trajnerit të Kombëtares shqiptare. Sulmuesi kryesor të kuqezinjve, golashënuesi më i mirë në fushatën kualifikuese të Botërorit 2006 me katër gola, nuk ka qenë aspak produktiv në eliminatoret e Euro 2008-s, kur ende nuk e shënuar golin e parë të tij, edhe pse ka luajtur jo pak, por 782 minuta. Sulmuesi i Livornos foli për mediat pas pjesës së parë të ndeshjes kontrolluese të Kombëtares A me përfaqësuesen U-19. Për takimin e rëndësishëm kundër Bjellorusisë, Bogdani tha: "Është një ndeshje e vështirë, pasi ne na duhet të marrim patjetër tri pikët. Na duhet vendi i katërt dhe për ta realizuar këtë duhet të fitojmë në këtë ndeshje. Goli? Do të doja të zhbllokohesha më parë në Kombëtare dhe pastaj te Livorno".