Bernd Shtanxh: “Duhet të jemi të duruar”

Ndeshja me Shqipërinë është "eksperimenti" i rradhës për Bejllorusisë. Këtë e deklaron vetë trajneri i Bjellorusisë rradhës së kuqezinjve, Bernd Stanxh për faqen zyrtare të UEFA-s, uefa.com. Gjermani shprehet se synimi i tij është që të ndërtojë një skuadër të re: "Ka edhe dy ndeshje për këtë fazë kualifikuese dhe më pas unë premtoj se të gjitha eksperimentet do të mbarojnë", - shprehet Stanxh, trajneri i dytë i Bjellorusisë gjatë kësaj fushate pas Juri Puntus, ndaj të cilit morrëm edhe barazimin 2-2 në Minsk në ndeshjen hapëse të kualifikueseve.
Tekniku nuk e fshehu faktin se brenda ekipit të tij ekziston një ndjenjë depresioni dhe nervozizmi si pasojë e rrezultateve aspak të mira që ka marrë skuadra që ai. "Unë jam pak nervoz gjithashtu. Ne nuk kemi marrë rrezultate të mira", - shprehet ai. "Megjithatë unë jam i sigurtë se ato do të vijnë kur ne të ndërtojmë një skuadër të mirë. Ekipi ka potencial. Ne vetëm duhet që të jemi të duruar." Kështu në ndehsjen e rradhës kuqezintjë do të kenë një mundësi më shumë për të marrë tre pikët, duke pasur parasysh gjendjen brenda skuadrës dhe që ndeshja do të luhet në "Qemal Stafa" përballë tifozerisë së zjarrtë. Dhe vetë Stanxhe pranon se ka një ndjenjë depresioni dhe se atij nuk i interesojnë rezultatet për momentin, por vetëm gjetja e elementëve të rinj. "Ka një farë ndjenje të depresionit sepse ne humbëm dy ndeshje në tetor, por tani për momentin rrezultatet nuk janë edhe aq të rëndësishëm. Ne po ndërtojmë një skuadër, dhe rrezultate do të kenë rëndësi vetëm kur të fillojë turi tjetër për fazën kualifikuese të kampioantit botëror"-vazhdon ai. Për trajnerin kundërshtar e gjithë puna është përqëndruar në eliminatoret e botërorit të 2010. Ai ka gjetur disa nga futbollistët e të ardhmes. "Unë e di se cilët lojtarë do të formojnë shtyllën e skuadrës sonë në fushatën kualifikuese tjetër"-shprehet Stanxh.
Tekniku bjellorus në përballjen e rradhës me Shqipërinë ka marrë edhe tre lojtarë të rinj. "Unë kam tre lojtarë që nuk i kam zgjedhur më parë Aleksandr Kulchiy, Vitali Bulyga dhe Vitali Kutuzov" –shprehet gjermani Dhe sipas tij ata janë lojtarë të talentuar që do të kenë mundësi të tregojën veten në ndeshje me Shqipërinë. Megjithatë synimi i vetëm për "djemtë e Bariccit" janë tre pikët. Përballë do të kenë një ekip që ka ardhur për testin e rradhës në "Qemal Stafa". Kjo do të jetë një mundësi më shumë për të marrë një fitore përballë publikut kuqezi.