E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Nuk e shihja dot ndeshjen nga TV”

Kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, nuk ka mundur t'u shpëtojë gazetarëve gjatë testit me Kombëtaren U-19. Mesfushori i rikthyer pas dy ndeshjeve pezullim me Slloveninë dhe Bullgarinë ndihet i lumtur: "Ndeshja me Bjellorusinë është shumë e rëndësishme për ne. Jam shumë i kënaqur që u ktheva në Kombëtare pasi nuk e shihja dot nga televizioni. A kam folur me Baricin? Po. Kam folur por nuk mund të them se cfarë biseduam, sepse këto mbeten mes nesh dhe nuk është nevoja që t'i shprehim në gazeta. Për hir të Kombëtares ne do të bashkëpunojmë dhe duhet të japim të dy maksimumin që të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›