Lorik Cana flet para ndeshjes Shqiperi-Bjellorusi

Nga Arben Shemili
Jemi ne prag te ndeshjes me te rendesishme te eliminatoreve Euro 2008, Shqiperi- Bjellorusi. Nga nga kjo ndeshje varet shume perspektiva e kombetares tone, e cila ne fund te ketij edicioni, synon vendin e katert ne grup. Ky objektiv i ekipit tone do te thote shume, persa i perket sezonit te ardhshem, nje short i mire ne eliminatoret e boterorit 2010. Gazeta "Sporti shqiptar" i mori nje interviste eksluzive njerit prej lojtareve me te shquar te kombetares se shqiperise, i cili eshte edhe zevendes kapeteni i saj, Lorik Cana. - Lorik, po e fillojme me pare duke folur per ekipin ku ju luani ne kampionatin francez Marsejen. Para ndeshjes me Lionin, deklaruat se do fitoni. Nje deklarate euforike duke ditur se kishit perballe nje ekip shume te forte, megjithate fituat. Jeni shprehur se do te fitoni edhe ne Liverpul, edhe atje fituat. Pse ishit kaq i sigurte? Marseja ka bere dy prezantime te ndryshme. Nje ne kupen e kampioneve, duke arritur rrezultate te mira, dhe nje ne kampionat, ku ka arritur gjithashtu rrezultate pozitive me ekipet e forta dhe jo te mira me ekipet e dobta. Me ekipet e forta jemi me shume te motivuar dhe e kerkojme me cdo kusht fitoren. Me fillimin e keq te kampionatit besimi i lojtareve tane kishte rene. Ndersa me fitoren e arritur ne Lion, morali i yne eshte ngritur shume. Gjithashtu kemi arritur te fitojme besimin tek tifozet tane, te cilet na mbeshtesin shume, dhe per ne kjo gje eshte shume e rendesishme. - Gjithmone ju flisni shume per tifozerine tuaj, kaq shume ndikon ajo ne lojen tuaj? Duhet te dini nje gje, Marseja ka tifozerine me te zjarrte ne te gjithe francen. Aty i gjithe qyteti eshte futbolldashes. Eshte i vetmi stadium ne France qe ne te gjitha ndeshjet, eshte i mbushur plot. Ato na mbeshtesin fuqimisht ne c'do ndeshje dhe ne kemi nje detyrim te madh moral karshi tyre. Ne vitin e ardhshem, do te filloje nje projekt madheshtor. Do te behet rikonstruksioni i tere stadiumit Velodrome, i cili do te zgjerohet nga 60 000 vende qe ka aktualisht, ne 80 000 vende. Gjithashtu ai do te mbulohet plotesisht. Ky eshte nje shperblim per tifozet marsejeze. - Ju kane ngelur edhe dy ndeshje ne ligen e kampioneve. A keni shprese ne kualifikim? Shpresojme shume, kemi arritur me merite deri ketu. Duhet qe ta prekim kualifikimin qe ne Stamboll , duke e fituar ate ndeshje, megjithese aty presioni eshte shume i madh. Pastaj kemi ndeshjen tjeter me Liverpulin ne shtepi. Mendoj qe do te marrim nje rezultat pozitiv, duke fituar ashtu si ne Anfield. - Trajneri i Liverpulit Rafael Benitez, eshte shprehur se do t'i fitojme te gjitha ndeshjet qe na kane mbetur, perfshi edhe ate me ju ne Marseje. C'mendoni per kete? Aq me mire per te. - Le te flasim per kombetaren. A folet me Baric? Po biseduam pak, qe te dy ishim te mendimit qe gjerat jane fryer shume ne media, dhe eshte mire qe ato cfare kemi ti diskutojme me njeri –tjetrin. Ka shume gazeta qe megjithe respektin qe kam, edhe abuzojne ndoshta per te rritur shitjen e tyre. Keto nuk jane pozitive si per ne ashtu edhe per ekipin kombetar. Une ne te vertete jam shprehur per nje plan afatgjate te drejtimit te kombetares tone, por nese ai e ka vleresuar qe ka forca ta vazhdoje kete projekt edhe per keto dy vjet, atehere neve na takon te bashkepunojme, dhe besoj qe do te arrijme ta ngrejme nivelin tone. Une personalisht e vleresoj per kualitetet qe ai ka. Ai ka pa diskutim meritat e tij ne arritjet e kombetares tone, dhe te gjithe sebashku do te vazhdojme punen drejt sukseseve ne te ardhmen. - Te shtunen eshte ndeshja me Bjellorusine, keni besim tek fitorja? Mendoj qe kete ndeshje duhet ta fitojme patjeter, per te arritur objektivin tone dhe per te pasur nje pozicion me te mire per te ardhmen. Megjithate une do ta vleresoja ekipin e Bjellorusise, duhet te jemi shume te kujdesshem, duke pasur parasysh qe atje e kemi pasur te veshtire. - Ne Bjellorusi shenoi Hasi, nje kosovar, tani e keni rradhen ju… Shpresoj te jete keshtu, do te ishte vertete shume bukur. Une jam i pozicionuar shume mbrapa dhe jam pak larg golit, megjithate nganjehere dal te godas me koke, gjuaj dhe nga distanca. Por ne sulm kemi lojtare shume te mire, te cilet do te shenojne patjeter. - Ndeshja e fundit, me Rumanine. Mungon Mutu i cili eshte i demtuar dhe nuk do te jete i gatshem. A do te ndikoje mungesa e tij? Pa diskutim, ai eshte lojtari me i rendesishem per Rumanine. Aq me mire per ne, Pa te mbrojtja e jone do ta kete me te lehte punen e saj. Por duhet te kemi parasysh qe Rumania kerkon ta finalizoje kualifikimin dhe per ta festuar me nje fitore ne shtepine e saj. Ne do te perpiqemi te japim maksimumin tone ne ate ndeshje, per te arritur dhe ne objektivin tone. Burimi: "Sporti Shqiptar"