E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani I njohim aftesite tona



Sulmuesi kryesor i Shqiperise Erjon Bogdani 12 gola me perfaqesuesen tregoi respekt per Rumanine por brenda kufijve te arsyees duke shtuar se edhe ekipi shqiptar me kualitetet qe ka meriton respekt te ndersjellet nga kundershtaret e grupit D ku bejne pjese edhe Franca Rumania Bosnja Bjellorusia dhe Luksemburgu. Rumanine e respektojme si kundershtar per arsye sepse eshte nje ekip i mire por nga ana tjeter njohim edhe aftesite tona. Nese luajme si ne ndeshjet e fundit me nje mbrojtje te forte dhe nje sulm qe shenon rregullisht atehere do tia dalim ne kete sfide - tha sulmuesi i Cezenes ne Serine A. Mediat rumune gjate diteve te fundit kane cituar drejtuesit e Rumanise te cilet jane shprehur se Bogdani pritet te jete dhe rreziku kryesor i mbrojtjes rumune. Bogdani ne eliminatoret e Boterorit shenoi tre gola dy prej tyre kunder Portugalise dhe Danimarkes.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›