E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rat Shqiperia e pa parashikueshme



Lojtari i Kombetares se Rumanise dhe Shaktor Donetskut ne Ukraine Razvan Rat deklaroi se duhet te perfaqesuesja e tij duhet te beje shume kujdes nga Shqiperia pavaresisht se teorikikisht ajo duket e lehte ne leter. Shqiperia eshte nje skuader e pa parashikueshme dhe ambicioze. Ka karakteristikat e popullit te saj. Teorikisht duket nje kundershtar i lehte por kjo nuk do te thote se ne do te hyjme ne fushe dhe do te fitojme 3-0. Do te jete nje ndeshje shume e veshtire por per ne nuk do te kete asnje justifikim ne rast deshtimi - deklaroi per mediat rumune Rat. Nderkombetari rumun deklaroi se Rumania duhet ta shfrytezoje ne maksimum nga faktori fushe per te marre maksimumin dhe per te qene ne lufte per kualifikim. Sigurisht ne kerkojme gjashte pike nga dy ndeshjet perfshire dhe ate me Bjellorusine per ta nisur ne menyren me te mire te mundshme kete fushate kualifikuese sidomos ne ndeshjen ne shtepi. Ne duhet te bejme gjithcka per te fituar cdo ndeshje dhe te mbledhim sa me shume pike. Pak rendesi kane ato qe thuhen se shanset maksimale per kualifikim i kane ekipi yne Franca apo nje tjeter pasi ne fakt per cdo gje flet fusha. Sigurisht mungesa e Kivuse eshte e rendesishme pasi ai eshte nje lojtar titullar por ne duhet te bejme me te miren edhe pa te - perfundoi Rat.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›