Skela Nuk do tiu zhgenjejme
Futbollistet kuqezinj te thirrur per dy ndeshjet e para zyrtar te eliminatoreve te Euro 2012-s premtojne maksimumin. Edhe kapiteni Ervin Skela ishte ne nje linje me lojtaret e tjere. Golashenuesi i dyte me i mire i Shqiperise me fanellen kuqezi 13 gola ende nuk ka gjetur ndonje sistemim te ri pas largimit nga Tus Koblenci i Bundesliges se 2-te gjermane por ai pranoi se megjithate ndihet ne forme te mire fizike pasi eshte stervitur kohet e fundit me ekipin e dyte te Shalke 04-s. Jam stervitur gjithe kete kohe duke menduar vetem per kombetaren. Shpresoj ta tregoj kete ne ndeshjen me Rumanine - tha autori i golit ne fitoren 1-0 ne miqesoren kunder Irlandes se Veriut. Skela ishte pjese e skuadres ne ndeshjen e humbur 6-1 me Rumanine ne eliminatoret e Europianit te fundit. Rumania eshte nje ekip i mire por ashtu sic kemi ndryshuar ne kane ndryshuar edhe ata.
Mendoj se jemi ne gjendje qe te dalim me pike nga kjo sfide por duhet te kemi shume durim dhe shume qetesi ne fushe. Nuk duhet te genjehemi se mungojne Mutu dhe Kivu dhe ata jane me te lehte per tu perballuar perkundrazi duhet te jemi me te kujdesshem ne kemi potencial per ta nisur mbare kete edicion pavaresisht se ne ndeshjen e pare kemi nje nga favoritet per tu kualifikuar dhe per me teper luajme jashte. Nuk do tiu zhgenjejme - perfundoi Skela i cili mungoi ne ndeshjen e fundit miqesore kunder Uzbekistanit.
2 Shtator 2010