Kuzhe Synoj barazimin kunder Rumanise
Pas pese ndeshjeve miqesore te suksesshme kater fitore e nje barazim te zhvilluara ne harkun e me pak se dhjete muajve te fundit Shqiperia ne versionin Kuzhe do te perballet me Rumanine 3 shtator 2000 Ceahaul Piatra Neamnt nje prej tre favoriteve kryesore te grupit D kualifikues se bashku edhe me Francen e Bosnje-Hercegovinen ne eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 i cili do te organizohet ne Poloni dhe Ukraine.
Trajneri Josip Kuzhe mori mesazhe pozitive nga miqesoret me Estonine 0-0 Irlanden e Veriut 1-0 Malin e Zi 1-0 Andorren 1-0 dhe se fundit me Uzbekstanin 1-0 duke mos pesuar asnje gol edhe pse ne porte ka pasur tre portieret e thirrur kunder Rumanise Arjan Beqajn Isli Hidin dhe Samir Ujkanin. Rumania ndaj se ciles Shqiperia ne drejtimin e Oto Baricit humbi ne ndeshjen e fundit te eliminatoreve te Euro 2008-s me rezultatin tenistik 6-1 Kuzhe nga ana e tij ka fituar 6-1 nje miqesore kunder Qipros ne gusht te vitit 2009 e sheh Kombetaren tone si mundesine e pare per te pare tri pike te plota perpara se ajo te ndeshjet me Bjellorusine ne transferte.
BARAZIMI
Me nje grup lojtaresh me pervoje te madh nderkombetare Skela Duro Bogdani kane luajtur secili me shume se 55 ndeshje Kuzhe pranoi gjate konferences per shtyp se beson te kjo skuader duke theksuar se tani fillon puna e tij e vertete me perfaqesuesen.
Ne tri ndeshjet e fundit zyrtare te tij kunder gjiganteve te tille si Portugalia e Kristiano Ronaldos Danimarka e Niklas Bendtnerit dhe Suedia e Zlatan Ibrahimovicit Kuzhe me perjashtim te humbjes se thelle kunder Suedise 4-1 tregoi kunder Portugalise 1-2 dhe Danimarkes 1-1 se ai di te ndertoje skuadra te disiplinuara taktikisht dhe me mentatilet te forte. Para nje viti u komunikova lojtareve se ky vit do te sherbeje si faze pergatitore per europianin. Pas nje viti besoj se kemi arritur dicka. Nuk dua te flas per gjera konkrete por kam shume besim tek ekipi. Do te shkojme ne Rumani per nje rezultat pozitiv por do te kenaqemi dhe me barazim.
Ne fakti kunder Rumanise Shqiperia ka mundur te barazoje vetem nje here ne 13 perballjet kunder saj madje edhe barazimin e vetem e ka arritur ne Bukuresht por ne vitin e larget 1949 1-1.
PRESIONI
Nente humbjet rresht me Rumanine jane nje tregues i keq per Shqiperine por edhe pse personalisht Kuzhe nuk ka te beje fare me keto statistika fakti qe ambienti sportiv shqiptar pret nje autokritike prej Kombetares duket se e ka vendosur nen presion trajnerin kroat. Me pelqen te jem nen presion sepse kjo me ben te jem me serioz. Do te luajme ndeshje zyrtare per kualifikueset dhe duam te tregojme me te miren. Dikush thote qe nen presion eshte frike. Nuk eshte frike por eshte pergjegjshmeri - shtoi trajneri Kuzhe i dyti kroat qe drejton Shqiperine pas Oto Baricit.
STRATEGJIA
Ne dhjete ndeshjet e drejtuara nga Josip Kuzheja me perjashtim te ndeshjes kunder Estonise kur Shqiperia barazoi pa gola skuadrat e hedhura ne fushe nga pasuesi i Ari Hanit e kane gjetur rrugen e golit madje ne nente ndeshjet e tjera jane shenuar jo pak por 14 gola me kulmin ne ndeshjen kunder Qipros 6 gola. Po mendoj per nje strategji per te luajtur ne sulm qe te kemi rezultat te mire por edhe te mbrohemi sepse nuk duam te humbim. Me lojtaret e grumbulluar do te bejme formacionin me te mire te mundshem. Shqiperi do te luaje Beqaj ndersa para tij pritet te jene Dallku Cana Curri dhe Vangjeli. Ne mesfushe pritet te luajne Bulku Lila Muzaka dhe Agolli ndersa ne sulm dyshja Bogdani-Salihi. Ne dhjete perballjet debutuese te kampionateve europiane nga Euro 1964 tete ndeshjet e para jane humbur te gjitha nga trajneret shqiptare nderkohe qe dy te fundit ato per Euro 2004 dhe 2008 italiani Xhuzepe Dosena barazoi 1-1 kunder Zvicres ne Tirane 12.10.2004 ndersa kroati Oto Baric barazoi 2-2 kunder Bjellorusise ne Minsk 02.09.2006.
STATISTIKA
Rumania ka nje statistike shume pozitive ndaj Shqiperise ku ne 13 ndeshje ka fituar 10 barazuar 1 dhe humbur 2 ku ne Rumani ka fituar 5 ndeshje barazuar 1 dhe humbur 1. Shqiperia humbet prej nente ndeshjesh rresht me Rumanine perfshire dhe dy takimet per eliminatoret e Euro 2008-s 2-0 ne Tirane dhe 6-1 gol i Kapllanit. Fitorja e vetme e Shqiperise ndaj Rumanise daton ne vitin 1948 ne Bukuresht ndersa barazimi i fundit ndaj saj eshte fiksuar po ne Bukuresht nje 1-1 tetor te vitit 1949.
2 Shtator 2010