E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia, Kraja e Nimani, emrat e parë të Martinit

 Elvis Kraja dhe Valdano Nimani janë dy emrat e rinj që priten t’i bashkohen Vllaznisë. Këta të fundit janë kërkuar direkt nga trajneri i ri Edi Martini. Kraja në pjesën e parë të sezonit ka qenë një lojtar i ekipit të Skënderbeut, por nga sa mësohet lojtarit i ka përfunduar kontrata me këtë ekip. Futbollisti do të largohet për të kaluar disa ditë prove në Azerbajxhan, ku dhe dëshiron për të vazhduar karrierën e tij futbollistike por në rast të mos nënshkrimit të një kontrate ai do të jetë pjesë e Vlalznisë. Pak më e koklavitur duket afrimi i Nimanit pranë kuqeluve. Ish-lojtari i dalë nga akademia Vllaznia, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të ekipit laçian. Megjithatë këto dy lojtarë mësohen të jetë thjesht të projektuarit e parë, pasi me asnjërit prej tyre, drejtuesit e klubit nuk janë futur ende në tratativa për të shikuar mundësinë e nënshkrimit të një kontrate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›