Alarmoi aeroportin e Rinasit, nis gjykimi i pilotit “kokëfortë”
Autori i Lajmit: red.
Ka nisur dje gjykimi i shtetasit italian Antonio Lubrano, i cili afro një vit më parë është ulur në aeroportin “Nënë Tereza” pa njoftuar kullën e aeroportit dhe pa u vënë re fare nga autoritetet e aeroportit. Dje është zhvilluar seanca e parë gjyqësore ku është kërkuar gjykim i shkurtuar si dhe është lexuar kërkesa për gjykim. Ai është ulur në pistën e aeroportit menjëherë pas zbritjes së "Lufthansas". Avioni është parë nga komisarët e pistës vetëm kur është rrotulluar edhe disa herë në pistë dhe për këtë veprim është kërkuar dënimi i tij, pasi sipas denoncuesve, ka provokuar katastrofë ajrore. Kjo vepër penale, sipas akuzës, është konsumuar nga biznesmeni Lubrano, pasi mesditën e katër gushtit 2008, me avionin e tij sportiv personal, është ulur në pistën e aeroportit të Rinasit, pa marrë më parë lejen e kullës së vrojtimit. Italiani udhëtonte me një mjet fluturues që, sipas hetuesve, hyn në kategorinë "ultra leggere aero" (aeroplan super i lehtë). Këtë ulje pa leje, biznesmeni italian Lubrano, e ka argumentuar si të detyrueshme, pasi avioni i tij kishte pësuar avari në motor dhe duhej patjetër të ulej, në të kundërt, rrezikonte të shpërthente në ajër.
Udhëtimi
Sipas deklarimeve të të pandehurit që gjykohet në gjendje të lirë, ai bashkë me një mikun e tij ishte nisur po atë ditë nga shtëpia e tij në Itali me destinancion Greqinë, për çështje biznesi. Por, në momentin që ai po kryente fluturimin mbi bregdetin shqiptar, avioni pësoi defekt, dhe ka kërkuar ulje të detyrueshme. Në mungesë të pistave të vogla të zbritjes, biznesmeni ka kërkuar të ulë avionin e tij në pistën e aeroportit të Rinasit, por pa lejen e kullës së vrojtimit. Mosmarrja e lejes, sipas prokurorisë, është sqaruar pasi biznesmeni Lubrano kishte ngatërruar frekuencat e kullës shqiptare të vrojtimit, të cilat janë 870, ndërsa ai kërkonte komunikimin në frekuencat 870.05, në të cilën nuk i përgjigjej njeri. Në këto kushte, duke parë rrezikun e shpërthimit, biznesmeni Lubrano, ka ulur aeroplanin e tij, menjëherë sapo kishte përfunduar zbritjen aeroplani i kompanisë gjermane "Lufthansa". Ky manovrim i pa paparalajmëruar, kishte alarmuar forcat e policisë, të cilët në pak minuta me ndihmën e forcave speciale, kanë bllokuar aeroplanin e lehtë me dy pasagjerët brenda duke bërë edhe arrestimin e tyre.
Justifikimi
Mbrojtësja ligjore e interesave të biznesmenit Antonio Lubrano në Gjykatë ka kundërshtuar akuzën e ngritur ndaj italianit. Sipas tij, "aeroplani i shtetasit Antonio Lubrano, nuk hyn në grupin e aviacionit të madh, por tek ata të lehtët, për të cilët legjislacioni shqiptar nuk e parashikon një gjë të tillë. Ky aeroplan është mjet fluturimi i lehtë për dy persona dhe legjislacioni ynë nuk e parashikon dhe nuk e sanksionon me ligj fluturimin e tyre, siç është e parashikuar në legjislacionet e vendeve të Këshillit të Evropës. Kështu që automatikisht prokuroria shqiptare nuk duhej dhe nuk mund ta njësojë me avionët e tjerë fluturues. Këta aeroplanë, sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian, mund të ulen kudo nëpër pistat e vogla civile dhe jo në aeroporte ndërkombëtare, por në mungesë të pistës së vogël, shtetasi italian ka qenë i detyruar të ulet në këtë aeroport për shkak të avarisë.
Lubrano instruktor për mjetet fluturuese
Ky shtetas, në shtetin fqinj, Itali, është një biznesmen i njohur dhe që ka pistën e tij private në pronat e tij, që e shfrytëzon edhe për kurse mësimore për pilotët e rinj",- tha avokatja e tij mbrojtëse. Ajo ka pohuar gjithashtu se fillimisht klientit të saj do t i mbahej edhe avioni nga autoritetet shqiptare, por ai ka qenë në emër të djalit të tij dhe kjo i ka penguar që ta mbajnë atë për nevojat e shtetit shqiptar. Pas mbarimit të seancës gjyqësore, avokatja e Lubranos ka pohuar se klienti i saj në Itali zhvillon edhe kurse për të pilotuar si dhe ka të drejtën për pajisje me leje drejtimi të mjeteve fluturuese.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009