Zbardhet vrasja e ndodhur në Lushnjë, në pranga autori
Autori i Lajmit: red.
Vrasja e ndodhur vetëm tri ditë më parë është zbardhur plotësisht nga policia e Lushnjës. Pasditen e djeshme, grupi i hetimit ka arritur që të zbardhë ngjarjen si dhe ka bërë të mundur prangosjen e autorit. Klodian Premçe, 30 vjeç, është vënë në pranga pas disa informacioneve të marra në rrugë operative. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 30-vjeçari është futur në banesë për të grabitur. Por më pas plani i tij ka ndryshuar. Sipas hetimeve të policisë, ai është njohur nga viktima dhe për këtë ai e ka ekzekutuar. Bujar Krasniqi është gjetur i vrarë me dy plumba pistolete. Autori është parë edhe nga një prej vajzave të viktimës, e cila gjatë momentit që ndodhi vrasja, ka qenë në dhomën tjetër së bashku me dy motrat e tjera. Ajo ka pohuar në polici se e kishte parë autorin, por nuk kishte arritur që ta dallonte se kush ishte. Ka qenë përshkrimi i vajzës, që çoi uniformat blu në prangosjen e autorit. Për të arritur deri tek autori, në komisariatin e Lushnjës janë shoqëruar edhe shumë persona të tjerë. Policia, pasi ka rënë në gjurmët e autorit, ka shkuar në banesën e tij dhe, pasi e ka prangosur, ka ushtruar edhe një kontroll në banesë ku është gjetur një armë që dyshohet të jetë arma e krimit. Burimet e informacionit bëjnë të ditur se tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për të kryer veprimet e mëtejshme. Fillimisht u dyshua se vrasja ishte bërë për motive gjakmarrjeje, por nga hetimet e mëvonshme rezultoi se ajo ishte kryer për motive grabitjeje. Autori, për të fshirë gjurmët, i ka vënë flakën banesës. Tashmë policia është duke punuar për të zbuluar nëse autori ka qenë i vetëm atë natë apo ka pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Mbrëmjen e vrasjes, në dhomën ngjitur, kanë qenë edhe tre fëmijët e viktimës, ndërkohë që gruaja e tij nuk ndodhej në banesë, pasi kishte shkuar për një ngushëllim tek të afërmit e saj në Berat. Sipas policisë, fëmijët nuk kanë dëgjuar zhurmë dhe janë shpëtuar nga e motra 13-vjeçare, që ka parë flakët të shtohen në banesë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe zjarrfikësit. Mbi autorin do të rëndojnë disa akuza, ndër të tjera edhe akuza e vrasjes.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009