Bogdani: “Me dy sulmues jemi të frikshëm”
Rikthimi i tre të përjashtuarve të mëdhenj nga Ari Hani, Erjon Bogdanit, Edmond Kapllanit e Jahmir Hykës përbënte edhe risinë e madhe që ofroi trajneri kroat Josip Kuzhe. Erjon Bogdanin është golashënuesi më i mirë i eliminatoreve të Kampionateve Botërore, 5 gola, ndërkohë që një nga partneret e tij në sulm, Edmond Kapllani është golashënuesi më i mirë i eliminatoreve të Kampionatit Europian 2008, 5 gola.
Erjon Bogdani, i cili ndihmoi jo pak Kievon e tij për të siguruar qëndrimin në Serinë A, shpreson së do të gjejë rrugën e rrjetës. “Në të gjitha ndeshjet që kemi zhvilluar, skuadra ka pasur shumë pak raste për të bërë gola dhe ka luajtur shumë pak në sulm”, - tha ish-lojtari i Livornos, autori i golit të parë shqiptar në eliminatoret e Botërorit 2010, në atë fitore 3-0 kundër Maltës në “Qemal Stafa”.
“Besoj se me trajnerin Kuzhe do të luajmë më shumë në sulm. Në ndeshjen kundër Portugalisë ka mundësi që të luajmë me dy sulmues. Kjo është një gjë e mirë, pasi me dy sulmues kemi mundësi të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe do të na krijohet mundësia të jemi më pranë portës”.
Shqipëria ka në dispozicion katër sulmues Erjon Bogdanin (49 ndeshje, 9 gola me Kombëtaren), Edmond Kapllanin (23 ndeshje, 6 gola), Besart Berisha (15 ndeshje, 2 gola) e Hamdi Salihin (12 ndeshje, 1 gol) dhe trajneri Kuzhe, i cili pëlqen dukshëm skemën 4-4-2, ka mundësi të zgjedhë në ndeshjen e vështirë kundër Portugalisë.
Vija e parë e sulmit ka qenë një problem më vete në shtatë ndeshjet ka qenë një problem më vete në “epokën Han”: vetëm 3 të tillë në 630 minuta lojë (të tre në fitoren 3-0 kundër Maltës), teksa vetëm një prej tyre mban firmën e një sulmuesi, Erjon Bogdanit. Dy të tjerët kanë për autorë mbrojtësin Armend Dallku e mesfushorin Klodian Duro.
Në shtatë takimet e para, Shqipëria ka fituar me Maltën (3-0), barazuar me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga) e Maltën (0-0, në La Valeta). Kemi humbur me Hungarinë (2-0, në Budapest e 0-1 në Tiranë) e Danimarkën (3-0 në Kopenhagen).
LISTA KUNDËR PORTUGALISË
PORTIERË
Isli Hidi 10
Samir Ujkani 0
Ena Koliqi 0
MBROJTËS
Debatik Curri 23
Armend Dallku 31
Kristi Vangjeli 17
Andi Lila 5
Elvin Beqiri 42
Ansi Agolli 9
Endri Vrapi 7
Admir Teli 4
MESFUSHORË
Lorik Cana 36
Ervin Skela 61
Ervin Bulku 16
Gilman Lika 4
Dorian Bylykbashi 3
Jahmir Hyka 10
Klodian Duro 57
Elis Bakaj 3
Gjergji Muzaka 1
Jetmir Sefa 0
Emiljano Vila 0
SULMUES
Erjon Bogdani 49
Edmond Kapllani 23
Besart Berisha 15
Hamdi Salihi 12
4 Qershor 2009