Humb jetën kalimtarja 50-vjeçare, e përplasi makina
TIRANE- Një grua rreth të 50-ave ka mbetur e vdekur pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Durrësit në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se Tefta Ndreu nuk ka mundur ti rezistojë plagëve të rënda dhe ka vdekur menjëherë pas përplasjes. Ekspertët e hetimit theksojnë se shkaku i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara e automjetit të drejtuar nga 36-vjeçari, Gentian Islami. Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë.
4 Qershor 2009