Bogdani: Ndihma e FRPD-së, një akt i rëndësishëm human që nuk do të ndalet

Të rinjtë e FRPD vazhdojnë asistimin pranë Shtabit të Emergjencave Civile, për familjet e përmbytura Të rinjtë e Forumit Rinor të PD, së bashku me të rinj të qytetit të Shkodrës, vazhdojnë të asistojnë pranë Shtabit Qendror të Emergjencave në ndihmë të familjeve të përmbytura në zonën e Shkodrës. Siç janë angazhuar prej disa ditësh, të rinjtë e Forumit Rinor kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave për familjet e përmbytura. Ndërkohë që ndihmat për të gjitha familjet janë mundësuar nga qeveria qendrore, të rinjtë kane ofruar ndihmën e tyre në burime njerëzore. Gjatë shpërndarjes së ndihmave për familjet e sistemuara tek hotel “Turizmi”, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, tha se, “ndihma e të rinjve të Forumit Rinor pranë shtabit të emergjencave do të jetë e vazhdueshme”. “Ky është një veprim që shpreh vlerat e të rinjve shqiptarë dhe njëherazi një akt shumë i rëndësishëm human. Përfitoj nga rasti të falënderoj të rinjtë e forumit dhe qytetit të Shkodrës për punën dhe ndihmën e deritanishme, dhe njëkohësisht t’i bëj thirrje të gjithë të rinjve që kanë mundësi të japin ndihmën e tyre”, u shpreh kreu i FRPD dhe njëherazi deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani....