Bogdani: “Pavarësia hap dyert e Europës për sportistët kosovarë”

Gazeta Zeri, Kosove
Pavarësisë së Kosovës nuk i janë gëzuar vetëm kosovarët, por edhe sportistët e Shqipërisë. I tillë është edhe futbollisti i Livornos, Erjon Bogdani i cili për Zëri u shpreh: "Më vjen shumë mirë që më në fund ndodhi një gjë e tillë dhe kaq e bukur për popullin e Kosovës, por edhe popullin shqiptar në përgjithësi. Unë shpresoj se tani kjo do të jetë një lidhje edhe më të fuqishme ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në të gjitha drejtimet. Shpallja e Pavarësisë është një gjë shumë pozitive dhe unë shpresoj se sportistët kosovarë tani do të kenë shumë më shumë mundësi të garojnë në kupat evropiane, por edhe të marrin pjesë në garat mënjanuese me kombëtaren e tyre, për cka nga zemra ju urojë sukses".