Vokrri: Ofertë për në kombëtare gjithë lojtarëve kosovarë

Leonard Karaj
Kombëtarja kosovare e pritet të bëhet një skuadër kopetitive. Sipas presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri me pranimin e kësaj të fundit në FIFA dhe UEFA, drejtuesit do të bëjnë oferta të gjithë futbollistëve me origjinë kosovare që luajnë sot në skuadra të ndryshme të botës, përfshi këtu edhe gjashtë legjionarët e përfaqësueses shqiptare të futbollit. Në një intervistë me telefon nga Prishtina z.Vokrri pohoi gjithashtu se aderimi i FKF-së në organizmat evropianë dhe botërorë do të bëhej nën përkujdesjen edhe të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Z.Vokrri, tashmë që Kosova është shteti më i ri në botë cili do të jetë hapi i parë që do të bëjë federata kosovare për njohjen edhe të futbollit kosovar? Ne kemi qenë vazhdimisht në kontakt gjatë gjithë kësaj kohe me drejtuesit e FIFA-s dhe UEFA-s dhe na është dhënë garanci nga ata se federata jonë do të njihet shumë shpejt. Natyrisht ne do konkordojmë të gjitha veprimet me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit të cilët janë në një farë mënyre edhe si kujdestarët tanë të vendosur nga organizmat evropianë dhe botërorë. Do shikojmë që të plotësojmë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe pastaj do të bëjmë edhe kërkesën tonë në FIFA dhe UEFA për njohje të Federatës Kosovare të Futbollit. Kjo gjë do të nënkuptojë që edhe ne do të kemi një status të pranuar nga këto organizma dhe do të kemi një ekipi përfaqësues me të cilin do të aktivizohemi në kompeticionet e mëvonshme. Kjo nënkupton që do të pritet deri në vitin 2010 për të marrë pjesë në shortin për EURO 2012 apo do të shihet që federata të njihet më shpejt? Jo, nuk do të presim deri në 2010. natyrisht nuk mund të them se tashmë që jemi shtet më vete do kërkojmë menjëherë të kemi edhe kombëtaren tonë, pasi ka disa rregulla që duhen zbatuar dhe gjithcka duhet të vijë me kohën. Ashtu sic thashë edhe më lart ne do të flasim edhe me federatën shqiptare para se të bëjmë kërkesën tonë për pranim në FIFA dhe UEFA. Gjithsesi do të mundohemi që një gjë e tillë të bëhet me qëllim që të kemi kohë si për statutin por edhe për krijimin e një skuadre të denjë. Kjo do të thotë se do të kërkoni të gjithë futbollistët kosovarë që luajnë në botë? Po. Ne do të bëjmë oferta të gjithë futbollistëve me origjinë kosovare që aktivizohen në Evropë e më tej. Do shikojmë anën juridike, nëse ata kanë mundësi të luajnë për Kosovën ose jo dhe pastaj do të presim përgjigjet e tyre. Natyrisht që nuk kemi ndërmend të detyrojmë kërkënd që të luajë për Kosovën. Kush të dëshirojë do jetë i mirëpritur. Kjo vlen edhe për futbollistët që luajnë në kombëtaren shqiptare të futbollit? Natyrisht, por do flasim më parë si me futbollistët për të parë nëse ata duan dhe me drejtuesit e FSHF-së. Pastaj në rast se për shembull Lorik Cana do të dëshirojë të luajë për Kosovën do ketë vendin e tij në skuadër. Por nëse ai do të vazhdojë të luajë për Shqipërinë ne absolutisht nuk do të bëhemi pengesë. Pra, mund të themi se në kualifikimet për EURO 2012 do të kemi edhe një kombëtare më shumë në Evropë... Po, kjo është e sigurt dhe jo vetëm kaq. Ne nuk duam të formojmë një ekip sa për tu përfaqësuar por që ky ekip të jetë vërtet konkurrues. Shikoni, Kroacia pati më shumë famë në botërorin e 98-ës kur doli me 4 të mirave sesa kur shpalli pavarësinë, prandaj edhe ne këtë duam të krijojmë. Z.Vokrri faleminderit për intervistën dhe ju urojmë si redaksi, Gëzuar Pavarësinë. Faleminderit edhe juve dhe e gëzofshim të gjithë shqiptarët kudo që janë pasi kjo nuk është festë vetëm e kosovarëve por e mbarë kombit shqiptar anekënd botës. Kosovarët që luajnë me kombëtaren shqiptare Lorik Cana Arjan Beqaj Armend Dallku Debatik Curri Besart Berisha Blerim Rrustemaj