E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Rama gënjeshtar

Tiranë - Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Partisë Demokratike pas akuzave që socialisti Erjon Braçe për mosmbajtje të premtimeve elektorale në ndërtimin e infrastrukturës. Zëhdënësi demokrat Gerti Bogdani u shpreh se “Kryetari i Partise Socialiste, i cili tashme e ka bere genjeshtren si buka e perditeshme, i cili tashme ka vertetuar se nuk as moral as etike duke shfrytezuar te vdekurin per te bere mitingje, i cili tashme ka treguar se nuk e vret mendjen per qytetin, por vetem per koco-buxhetin; nxori ne nje udhetim turistik ne gjirin e Lalzit yllin e shendritshëm te politikes se re, z. Brace, per te genjyer, se vetem ate di te bej me mire”.

Sipas tij, me vete dije Rama genjen qytetaret shqiptare kur nuk thote se fshati turistik LURA eshte me leje te leshuar ne vitin 2001, nga qeveria socialiste. “Me vete dije Rama ndjek metoden e vjeteruar te sigurimit ‘genje, genje, se dicka mbetet’. Por, harron se keshtu ai tregon vetem fytyren e vertete te pseudo-politikes se re, qe nuk ka as princip, as moral dhe as projekt politik. Kjo eshte thjeshte shprehje e deshperimit dhe trishtimit te batakut ku ka perfunduar Partia Socialiste. Se fundi, i sygjerojme Rama te ndermarre nje udhetim turistik nga jugun i Shqiperise ne veri te Shqiperise. Te mos kete frike as nga rruga e bregdetit dhe as nga rruga Durres – Kukes. Te mos kete frike se Shqiperia po ndryshon”, tha Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›