E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përçahet LSI-ja

Tiranë -Duket se përçarjet kanë përfshirë së fundi edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nënkryetarja e kësaj partie Brisida Gjikondi, ka hequr dorë nga detyra, pas debateve me kreun e kësaj partie Ilir Meta. Gjithashtu, mediat bëjnë të ditur se nga kjo parti është larguar edhe Pjerin Ndreu, ish-drejtues i lartë i policisë. Ndarja e mandateve, ose më saktë lista e kandidatëve për deputetë, ka qenë shkaku kryesor i agravimit të situatës brenda LSI-së.

Gjithsesi, largimi nuk është bërë ende zyrtar dhe përfundimtar, pasi nuk është komunikuar zyrtarisht. Gjikondi mban në LSI edhe postin e Sekretares Politike për Qarkun Vlorës, ndaj edhe në dy mbledhjet e fundit të Komitetit Drejtues Kombëtar i është kërkuar të bëjë një panoramë të situatës në qarkun që ajo mbulon. Kërkesë e cila ka acaruar më tej marrëdhëniet e saj me Ilir Metën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›