Bogdani: “Raporti i Bankës Botërore pozitiv për qeverisjen në Shqipëri”
Zëdhënësi për shtyp i Partisë Demokratike, Gerti Bodani, ka përshëndetur dje raportin e Bankës Botërore mbi “Indikatorët botërorë të qeverisjes”, i cili është tregues i qeverisjes së mirë në drejtim të zhvillimit dhe shërben si monitorues për performancën e qeverisjes. Sipas Bogdanit, raporti i Bankës Botërore tregon se qeverisja në Shqipëri ka pasur rritje në secilin prej indikatorëve dhe është duke bërë progres të rëndësishëm sidomos në kontrollin e korrupsionit dhe në efektivitetin e qeverisjes. “Po të krahasohen vlerat e indikatorëve mes viteve, vihet re qartë trendi pozitiv i rritjes së tyre, nga viti në vit, dhe sidomos në krahasim me qeverisjen e mëparshme. Kështu, në krahasim me qeverisjen e vitet 2004 dhe 2005 rritja në këto indikatorë është deri në rendet +10. Ky është një tregues i qartë i punës së qeverisë dhe arritjeve të saj në përmbushjen e një sërë objektivash duke përfshirë këtu edhe prioritetet si lufta ndaj korrupsionit, vendosja e shtetit ligjor dhe rritja e efikasitetit të qeverisë”, - është shprehur Bogdani. Ai ka theksuar se raporti jep tregues të qartë se qeveri është në shërbim të plotë të qytetarëve dhe të zhvillimit të vendit drejt standardeve perëndimore.
2005 2007 diferenca
Efektiviteti i qeverisjes 31.8 43.1 +11.3
Kontrolli i korrupsionit 29.1 36.7 +7.6
Stabiliteti politik 28.4 34.6 +5.8
30 Qershor 2008