E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, rezultate të “hidhura” me të vegjlit

Shqipëria ka një përvojë jo dhe aq të kendshme me ekipet më të vogla se ajo. Madje rezultatet e tyre kanë prodhuar edhe kriza në drejtimin e përfaqësueses.
Rasti më i fundit, humbja në miqësore me ekipin modest Andora (2-0), më 17 prill 2002 në Andora La Vella provokoi edhe shkarkimin e trajnerit të Kombëtares, Sulejman Demollari dhe ndihmësit të tij Mirel Josa. Shkarkim që do t'i hapte rrugën trajnerit të parë të huaj të "epokës" Armand Duka, italianit Xhuzepe Dosena.
Edhe me shtetin e vogël të Luksemburgut, nuk kemi shkëlqyer, përkundrazi kemi marrë një barazim të varfër 0-0, kur jemi ballafaquar në Hesperange, më 13 shkurt 2002 dhe sërish në drejtim ka qenë Sulejman Demollari.
Edhe me një vend të vogël si Malta, kemi debutuar me humbje 2-1, në një ndeshje të zhvilluar në datën 16 gusht 1995.
Shqipëria ka zhvilluar edhe disa ndeshje të konsideruara për motive politike, kur jemi ndeshur me përfaqësuesen e një vendi komunist si Kuba, ndeshje kjo e luajtur në Berat më 6 gusht 1988 që për shkak të ndonjë "marrëveshje" ka përfunduar barazim 0-0.
Ndeshje të ralla janë dhe ato me Kinën 2-3 në Pekin dhe 1-1 në Tiranë, Vietnamin me të cilin kemi fituar 5-0 në turneun e Norcias.
Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›