Bogdani: Të rinjtë ishin ata që hapën rrugën drejt Europës

Berisha: Në mandatin e dytë do të trefishohen investimet në zonat rurale
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, gjatë një takimi me të rinjtë e qytetit të Gjirokastrës, u shpreh se ishin të rinjtë ata të cilët i hapën rrugën Shqipërisë drejt Europës. Sipas zyrës së shtypit të FRPD-së, gjatë këtij takimi Bogdani tha se “ishin te rinjtë ata që rrëzuan sistemin më të egër komunist në Europë, ishin të rinjtë ata që hapën rrugën e Shqipërisë për në demokraci". Duke i ftuar të rinjtë e Gjirokastrës të bëhen pjesë e ndryshimit, Bogdani theksoi se "në vitin 2005 thamë që është koha për ndryshim. Koha për ndryshim erdhi dhe realisht Shqipëria sot po ndryshon. Në qoftë se shkon në çdo cep të vendit ndryshimi është i dukshëm dhe i prekshëm. Nuk janë vetëm fjalë dhe premtime, por janë fjalë dhe premtime të mbajtura". Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, deputeti Genc Ruli, duke përshendetur të rinjtë demokratë të Gjirokastrës për punën e bërë deri më tani, tha se Partia Demokratike tashmë del ballëhapur para elektoratit me punën dhe premtimet e mbajtura. “Fitoret dhe sukseset e këtyre katër viteve e bëjnë mandatin qeverisës të Partisë Demokratike më të suksesshmin që ka pasur ndonjëherë Shqiperia', u shpreh Ruli.
...