Kosova, anëtare e FMN-së - përshëndet vetë organizata financiare si dhe ministri Lulzim Basha

Republika e Kosoves, shteti me i ri ballkanik, i cili e shpalli pavarësinë me 17 shkurt të 2008-s, eshte bere anetarja e 186-te e Fondit Monetar Nderkombetar. Anetaresimi eshte arritur fale votes “pro” te shume vendeve, mes tyre edhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kunder kesaj hyrjeje kane qene Serbia, Rusia dhe vende te tjera qe nuk kane pranuar ende ta njohin pavaresine. Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi deklaroi te merkuren se anetaresimi ne FMN “perfaqeson nje akt tjeter historik per Kosoven dhe te ardhmen e saj ne Evrope dhe strukturat euro-atlantike”. Ndersa kryeministrin serb, Mirko Cvetkovic, edhe pse i pakenaqur nga vendimi, ka theksuar se e “rendesishme eshte qe Kosova nuk eshte anetare e Kombeve te Bashkuara”. Formalisht tani pritet pranimi i fteses nga qeveria e Prishtines. Bashkimi me FMN-ne do t’i jape mundesi Kosoves te aplikoje per t’u bere anetare e Bankes Boterore. Vete kryeministri Thaçi shpreson qe bashkimi me BB-në te behet ne qershor. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe e konsideron atë një hap tjetër historik si dhe një kontribut real për stabilitetin e rajonit. Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se anëtarësimi në një organizatë të tillë prestigjioze ndërkombëtare konfirmon njohjen, nga komuniteti ndërkombëtar të progresit q
uml; ka bëra Republika e Kosovës dhe transformimet e padiskutueshme që ka përjetuar ajo gjatë vitit të parë si shtet i pavarur. Ministria e Punëve të Jashtme, është e bindur se së shpejti Kosova do të bëhet pjesë edhe e Bankës Botërore, duke ecur, më pas, e sigurt, drejt konsolidimit të plotë institucioneve demokratike, thuhet në deklaratën e posaçme nga dikasteri i ministrit Lulzim Basha. Ndërkohë, përmes një deklarate, edhe vetë FMN-ja ka konfirmuar se aplikimi i Kosovës ka marrë votat e mjaftueshme për të fituar anëtarësimin në këtë institucion prestigjioz financiar ndërkombëtar. “Bordi Ekzekutiv I FMN-së vërtetoi një votim nga ana e Bordit të Guvernatorëve të FMN-së për t’I dhënë anëtarësinë Republikës së Kosovës”, theksohet në komunikatën e FMN-së të lëshuar nga selia e kësaj organizate në Uashington. Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota që në momentin kur një përfaqësues i autorizuar i qeverisë do ta nënshkruajë Artikujt e Marrëveshjes së FMN-së në Uashington. Para nënshkrimit të këtij dokumenti, Kosova formalisht duhet t’i pranojë, në përputhje me ligjet e veta, të gjithë Artikujt e Marrëveshjes dhe kushtet tjera të përshkruara në rezolutën e Bordit të Guvernatorëve dhe duhet të konfirojë se ka marrë të gjithë hapat e nevojshëm për të përmbushur të gjithë obligimet në bazë të këtyre dy dokumenteve. Kuota iniciale e propozuar për Kosovën është rreth 89 milionë dollarë amerikanë. Pas FMN-së, Kosova pret që brenda dy muajve të fitojë anëtarësimin edhe në Bankën Botërore, përderisa anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim duket më i vështirë për shkak se kanë mbetur edhe pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.