E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika: Pushimet na kanë sjellë në formë

Partizani kërkon te beje kthesën ne derbin e se dielës ndaj Tiranes. Trajneri i te kuqeve Hasan Lika është shprehur se pavarësisht kontingjentit qe ka ne krahasim me Tiranen skuadra e tij është e gatshme te përballoje cdo kundërshtar. Madje Lika ka siguruar se edhe lojtaret brazilian do te jene ne fushe pavarësisht fjalëve qe nuk i ka ardhur lejekalimi nga Brazili.
"Mund të them se gjithcka ne rregull dhe futbollistet brazilianë do te jene te gatshëm ne takimin ndaj Tiranes"
Ndërkohe trajneri Lika (sezoni i tij i tretë me të kuqtë si trajner) duket i qete ne prag te derbit ndaj bardhebluve, duke theksuar se pavarësisht se Tirana ne letër niset si favorite, Partizani do te kërkoj te marre maksimumin nga kjo ndeshje. "Jemi përmirësuar ndjeshëm dhe koha qe patem ne dispozicion na ka ndihmuar këtë unë e shoh ne stërvitje, disa nga lojtaret qe erdhën ne minutat e fundit te merkatos tani janë ambientuar me grupin", - tha Lika për "Ora Sport" ,
Ndaj Tiranes, Lika do te kete te gjithe grupin te gatshëm, edhe sulmuesi Bakaj do te jete titullar pasi ka lënë pas dëmtimin,por ende nuk dihet si cili do te jete sulmi i demave te kuq ndaj bardhebluve ne derbin tradicional mes këtyre dy klubeve.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA III, DATE 14.09.2008, ora 16:30
Tirana-Partizani E.Peza (Tiranë)
Shkumbini-Teuta A.Janku (Tiranë)
Vllaznia-Apolonia M.Sopjani (Durrës)
Besa-Dinamo L.Jemini (Tiranë)
Elbasani-Bylis E.Dobi (Durrës)
Lushnja-Flamurtari T.Latifi (Gjirokastër)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›