E Diel, 1 Nëntor 2026

Peza, “xhaketa e zeze” e Tirana – Partizani

Pas dy javë kampionat të zhvilluara e dy javë ndërprerje për shkak të dy ndeshjeve të ekipit Kombëtar me Suedinë (0-0) e Maltën (3-0), rikthehet futbolli shqiptar i klubeve, ai i Kategorisë Superiore (java 3) dhe ai i Kategorisë së Parë (java 2), takime që do të luhen ditën e diel, më 14 shtator 2008, ora 16:30.
Derbi i parë i madh i kryeqytetit, ai midis Tiranë (23-herë kampione) e Partizanit (15-herë kampion), është edhe kryesfida e javës së tretë të Superligës, "bilbili" i së cilës do të jetë gjyqtari i Kolegjiumit të Tiranës, Ervis Peza.
Tirana, që tashmë ka bërë një "psonisje" të rëndë në shtëpinë e kuqe (Devolli, Osmani, Muzaka) vjen përballë Partizanit, pas fitores me Teutën (1-0, gol i Migen Memellit), ndërkohë që Partizani pas fitores në javën e parë kundër Lushnjës (1-0, gol i Artan Karapicit), pësoi një humbje shokuese në kryeqytet kundër Vllaznizë (1-2), një kundërshtar ndaj të cilit bardheblutë barazuan pa gola në Shkodër në javën e parë.
Kjo është sfida e parë e trajnerit kroat të Tiranës, Blazh Slishkovic kundër një prej dy rivalëve të përjetshëm, pavarësisht se "derbi i gjithi kroat" Slishkovic-Dalic vjen në javën e 7-të.
Nëse Tirana, 23 herë kampione (rekord) ka dominuar në fillimet (1930-1937) dhe në pjesën e fundit të kampionateve (1994-2007), Partizani, 15 herë kampion i Shqipërisë ( i fundit në sezonin 1992-1993) ka domonuar së bashku edhe me Dinamon (17 herë kammpion) në vitet 1948-1990.
Gjithsesi, Partizani (rekordmen i Kupës së Shqipërisë, 15 trofe) ka një bilanc pozitiv në përballjet direkt me bardheblutë: në 130 ndeshje që nga viti 1948, të kuqtë kanë fituar 53 takime, ose 15 më shumë se Tirana (38), ndërsa 39 ndeshje janë ndarë në barazim.
Gjatë sezonit të kaluar, 2007-20008, Partizani fitoi dy nga tre ndeshjet me Tiranën, ku spikat fitorja madhështore 4-1 në fazën e dytë (tjetra 1-0 në fazën e tretë) si dhe një barazim pa gola në fazën e parë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA III, DATE 14.09.2008, ORA 16:30
Tirana-Partizani E.Peza (Tiranë)
Shkumbini-Teuta A.Janku (Tiranë)
Vllaznia-Apolonia M.Sopjani (Durrës)
Besa-Dinamo L.Jemini (Tiranë)
Elbasani-Bylis E.Dobi (Durrës)
Lushnja-Flamurtari T.Latifi (Gjirokastër)
RENDITJA SUPERLIGA
Java II
Skuadra P F B H
1 Dinamo 4 1 1 0
2 Tirana 4 1 1 0
3 Vllaznia 4 1 1 0
4 Apolonia 4 1 1 0
5 Elbasani 4 1 0 1
6 Shkumbini 3 1 0 1
7 Partizani 3 1 0 1
8 Besa 3 1 0 1
9 Flamurtari 3 1 0 1
10 Teuta 1 0 1 1
11 Lushnja 0 0 0 2
12 Bylis 0 0 0 2
KATEGORIA E PARE
JAVA 2 DATE 13.09.2008
Kastrioti-Sopoti L.Alla
Bilishti-Besëlidhja A.Kastrati
Laci-Ada E.Jorgji
Tërbuni-Turbina K.Hakrama
Dajti-Gramozi Sh.Guce
Skrapari-Skënderbeu A.Rama
Burreli-Pogradeci M.Metohia
Luftëtari-Naftëtari A.Taullau
JAVA II, KATEGORIA E PARË
13.08.2008, ora 16:30
TËRBUNI-TURBINA
Asnjë ndeshje

DAJTI-GRAMOZI
Asnjë ndeshje

KASTRIOTI-SOPOTI
4 nd. F1, B1, H2. Gol: 4-5
Fitorja e fundit e Kastriotit: 2-0, 13.11.1992
Barazimi i fundit: 1-1, 02.05.1993
Fitorja e fundit e Sopotit: 2-0, 09.03.1996

SKRAPARI-SKËNDERBEU
Asnjë ndeshje

BILISHT SPORT-BESËLIDHJA
2 nd. F0, B0, H2. Gol: 0-4
Fitorja e fundit e Bilishtit:
Barazimi i fundit:
Fitorja e fundit e Besëlidhjes: 1-0, 05.05.2007

LACI-ADA
6 nd. F3, B1, H2. Gol: 11-4
Fitorja e fundit e Lacit: 4-0, 03.05.2008
Barazimi i fundit: 0-0, 22.04.2008
Fitorja e fundit e Adës: 1-0, 05.12.2007

BURRELI-POGRADECI
3 nd. F2, B0, H1. Gol: 4-2
Fitorja e fundit e Burrelit: 2-1, 12.05.2007
Barazimi i fundit: 1-1, 21.12.2002
Fitorja e fundit e Pogradecit: 2-1, 05.10.2007

LUFTËTARI-NAFTËTARI
34 nd. F15, B7, H12. Gol: 58-38
Fitorja e fundit e Luftëtarit: 1-0, 30.04.2008
Barazimi i fundit: 1-1, 31.03.1985
Fitorja e fundit e Naftëtarir: 1-0, 09.12.2007

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›