Ilir Spahiu, trajneri i ri i Partizanit

Është zgjidhur përfundimisht enigma e trajnerit të ri të Partizanit pas largimit të Sulejman Starovës te Teuta e Durrësit. Ilir Spahiu është zyrtarizuar nga presidenti Albert Xhani si komisari teknik i të kuqve. Në fakt, ky është një rikthim i tij te Partizani, të cilin e ka drejtuar me sukses edhe gjatë pjesës së parë të sezonit 2003-2004. Spahiu atëherë dha dorëheqjen pas humbjes me Shkumbinin në fushën sportive të Peqinit, por dorëzimit i teknikut erdhi për arsye të mosbindjes së disa futbllistëve kryesorë të ekipiot. Ekipi i fundit që ka drejtuar Spahiu është Aplonia, ndërsa më parë ka drejtuar ekipin Kombëtar U-17 me të cilin u bë dhe i famshëm, pas kalimit të fazës së grupeve.