Dimitrov, djali i legjendës të CSKA-së, Vasliev, pezullohet për doping

Shpërthen skandali i dopingut në kampionatin bullgar. Futbollisti i ekipit Beroe, Zahari Dimitorv ka rezuultuar si përdorues dopingu pas ndeshjes kundër Levskit të Sofies të zhvilluar në stadiumin "Georgi Asparuhov" në Sofie.
Komisioni Disiplinor i Federatës Bullgare të Futbollit (BFU) vendosi të pezullojë per një periudhë dy vjecare lojtarin Dimitrov.
"Dhunimi u gjet nga Komiteti i Kontrollit të Dopingut në Agjensinë Shtetërore të Rinisë dhe Sporteve. Komiteti ynë i displinës punon sipas rregullave të FIFA-s", - tha presidenit i federatës, Borislav Mihajlov.
Sulmuesi Zahari Dimitrov është djali i legjendarit të CSKA dhe ish-trajnerit të Kombëtares bullgare Tsonyo Vasiliev.