E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekskluzive/ Markov: “Nuk e njoh Dinamon, por kualifikimi vendoset në Tiranë”

Trajneri i CSKA-së, Plamen Markov është i bindur se kualifikimi i ekipit të tij fillon në Tiranë, duke dashur të mos ketë surpriza pas shtatë ditësh në Sofje. Edicionin e kaluar të Ligës së Kampioneve, CSKA eliminoi Tiranën me dy fitore 2-0. Për albania-spport.com ai dha këtë intervistë të shkurtër menjëherë pas përfundimit të stërvitjes njohëse në stadiumin "Selman Stërmasi".

- Zoti Markov, CSKA bën vizitën e dytë në Shqipëri pas asaj të vitit të kalauar ku kaloi me sukses ekipin kampionë të Shqipërisë, Tiranën (2-0) në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve.
- Unë përsonalisht jam këtu për herë të parë, ndërsa për ekipin është hera e dytë. Sinqerisht di shumë pak për kundërshtarin (Dinamon) dhe pres një ndeshje të vështirë nesër. Gjithsesi kemi ardhur në Tiranë për një rezultat të mirë.
- CSKA ka disa lojtarë të rinj, anëtarë të ekipeve kombëtare të Rumanisë, Maqedonisë dhe Bosnjës, pa përmendur lojtarin e ardhur nga Barcelona. CSKA ndihet më e fuqishme?
- Unë do t'i vlerësoj nesër në stërvitjen e mengjezit se kush nga ata do të luajë, pasi kanë vetëm pak ditë me ekipin tonë. Unë besoj se do lojtarët e mi dhe shpresoj se do ta zgjidhim kualifikimin që në Tiranë.
- Zakonisht ekipet mike preferejnë lojën mbrojtëse, ju mendoni për sulmin?
- Ne do të dëshmojmë nivelin e futbollit bullgar dhe do të bëmë futbollin më të mirë.
Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›