E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surpriza. Shqipëria hap galopant në FIFA, ngjitet në vendin 65

Kombëtarja e Shqipërisë në renditjen e muajit korrik ka shënuar rekordin e saj, duke u ngjitur në vendin e 65-të, si kurrë më parë, duke ngjitur plot 20 vende në renditjen e FIFA-s. Institucioni më i lartë i futbollit botëror (FIFA) ka shpallur menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës "Gjermani 2006" renditjen e re të përfaqësueseve të futbollit. Një muaj më parë ekipi ynë përfaqësues renditej në vendin e 85 në kuotën e 444 pikëve. Shqipëria ka ngjitur 20 vende nga renditja e një muaji më parë, kur ndodhej në vendin e 85-të në kuotën e 478 pikëve tashmë. Pozicionimi në vendin e 65-të është më i miri në të gjithë historinë e futbollit shqiptar në vite dhe shënon një rekord të ri. Kroati Oto Baric merr kështu një "dhuratë" nga FIFA dhe duket shumë këmbëmbarë.
Rekordi i mëparshëm
Rekordi i mëparshëm i Shqipërisë në renditjen e FIFA-s, ka qenë vendi i 73-të. Arritja ka qenë e ish-trajnerit të kombëtares Astrit Hafizi në fundin e viteve ‘90. Me Brigel, Shqipëria nuk kishte mundur të arrinte më shumë se vendi i 78-të.
Renditjet e vitit 2006
Qershor, 65
Maj, 85
Prill, 86
Mars, 88
Shkurt, 82
Janar, 83
Renditjet më të mira në vite
2005: Dhjetor, 82
2004: Dhjetor, 86
2003: Korrik, 87
2002: Janar, 92
2001: Janar, 74
2000: Dhjetor, 72
Kundërshtarët tanë në Grupin 8 për EURO 2008
6.Holanda 1322 pikë (-3)
26. Romania 834 (-1)
37. Bulgaria 716 (0)
61. Sllovenia 505 (+10)
65. Shqipëria 478 (+20)
73. Belarus 453 (-8)
194 Luxembourg 3 (-42)
- Në kllapa pozicionet në krahasim me muajin prill 2006

Renditja e re e FIFA-s do të pubikohet në 16 gusht, ku priten ndryshime të reja.

Pergatiti: Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›