Vetëm 20 tifozë bullgarë pas përvojës së hidhur në “Qemal Stafa”

Shumë pak tifozë bullgarë do të jenë të pranishëm në stadiumin "Selman Stërmasi" për të ndjekur sfidën Dinamo-CSKA. Do të jenë vetëm 10-20 të tillë, kur një edicion më parë në "Qemal Stafa" gjatë takimit Tirana-CSKA ishin mbi 200 të tillë që shkaktuan edhe sherret e mëdha me tifozët bardhëblu. Arsyet e mosndjekjes së ekipit të tyre janë pakënqësitë me rezultatet e CSKA në kampionatin bullgar, ku ajo u rendit e dyta, por dhe përvoja e hidhur në Shqipëri.