Bogdani, Xhenoa i jep 800 mijë euro

Albania-Sport (AS) - Bogdani ka arritur qëllimin e tij për të përfituar sa më shumë nga futbolli. Xhenoa do t'i ofrojë atij një kontrarë tri vjecare dhe një pagesë prej 800 mijë eurosh. Në arkën e Sienës do të shkojnë 3 milion euro. Bogdani gjatë merkatos së vërës ishte shumë pranë kalimit te Udineze. Në mesin e muajit korrik, Bogdani ishte gati pjesë e Udinezez për një shumë aspak indeferente prej 3.5 milionë euro, por ajo nuk u mbyll pasi qendërsulmuesi shqiptar kërkoi nga friulanët një kontratë trevjecaredhe e të njëjtën pagesë që përfitonte që i garantonte presidenti i Sienës, De Luka. Bosi Poco i Udinezes nga ana a tij qëndroi i palëkundur në ofertën e tij për një pagesë prej gjysmë milioni euro. Pas kësaj erdhën kërkesat e Kievos dhe Torinos. Kievo gjeti menjëherë nga Palermo zëvendësuesin e Amaurit me blerjen e Godeas. Torino tentoi për Bogdanin, ndërkohë që mbeti e befasuar nga Perineti i Sienës, që kërkonte për shijen e Bogdanit, 3.5 milionë euro dhe kartonin e Stelonës. Kështu presidenti Kairo gjeti një lojtar tjetër me karakteristika të përafërta me Bogdanin, Konan të Leces, duke lënë përfundimisht te Siena, sulmuesin shqiptar.
Roma për merkaton e janarit kishte bërë gati listën e përforcimeve ku kërkohen tre lojtarë, ku midis tyre përmendet edhe sulmuesi shqiptar i Sienës, Erjon Bogdani. Për Bogdanin u interesua edhe Kievo.Bogdani, që sezonin e kaluar shënoi 11 gola me Sienën, ka gjetur vetëm dy herë golin në 13 javët e para të sezonit aktual.