E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela, pranë transferimit te Kickers Offenbah

Albania-Sport (AS) - Ervin Skela është shumë pranë ritransferimit në "atdheun" e tij të dytë, Gjermani, te skuadra e Bundesligës 2, Kickers Offenbah. Lajmi jepet nga mediat gjermane, të cilat pohojnë se Kickers dëshiron të sigurojë gjatë pauzës dimërore shërbimet e Ervin Skelës (96 ndeshje në Bundesliga 1 dhe 127 ndeshje në Bundesliga 2). "Futbollisti 30-vjecar i Kombëtares shqiptare (40 ndeshje me vendin e tij) është akoma nën kontratën me Askolin. Megjithatë Skela ka luajtur gjatë këtij sezoni me ekipin e fundit në renditje në ligën e parë italiane vetm shtatë aktivizime( pesë herë si titullar dhe dy herë si zëvendësues), për herë të fundit më 5 nëntor", shkruan gazeta rajonale "Offenbah Post". Klubi i Kickers është duke bërë të gjitha përpjekjet për të kthyer Skelën në Gjermani, dhe për këtë ka kontaktuar me menaxherin Klaus Gerster për një transferim të mundshëm. Në një deklaratë për gazetën lokale gjermane, manaxheri sportiv i Kickers, Mikael Dëmgen, i cili përkujdeset edhe për anën financiare të klubit, pohoi: "Po, ka shumë shanse, që ai (Skela) të luajë këtu". Kontrata e Skelës me Askolin skadon në fund të sezonit, por në të është edhe opsionin për ripërtëritje. "Përsa kohë që me kontratën e tij nuk kemi rregulluar asgjë, duhet që ne të presim", është shprehur Dëmgen. Skela konsiderohet një prioritet te Kickers dhe është ndër të parët në listën e të ardhurëve të rinj. Kickers kërkon të sigurojë shërbimet e një mesfushori sulmues dhe të një sulmuesi. "Skela, - shkruan siti op-online.de, - përpara transferimit të tij në Itali, ka luajtur në Bundesliga 1 me FC Kaisersalautern (34 ndeshje/4 gola/4 asistë), Arminia Bielefeld (32/0/5) dhe Eintraht Frankurt (30/8/7)". Kickers është duke kërkuar edhe një mesfushor shkatërrues jashtë Gjermanisë. Emri që përmendet është ai Anxhelo Barletës që luan në Greqi me skuadrën e kategorisë së dytë greke, Panserraikos, ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar Edvin Murati. 29-vjecari Berreta ka luajtur më parë me Kickers Offenabah (nga viti 2001 deri më 2004).

* Ndalohet rreptesisht riprodhimi i faqes ose i një pjese te saj pa leje. Riprodhimi i lajmeve lejohet vetem duke cituar burimin e lajmit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›