Bogdani, dhurata e krishtlindjeve për Gjenovan

Albania-Sport (AS) - Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka vendosur që të mos kursejë asgjë për të siguruar promovimin e menjëhershëm të skuadrës së tij në Serie A. Preziosi ka bërë gati tre milionë euro për transferimin e shqiptarit, shifër kjo që do ti jepet skuadrës së Sienës, ndërsa ka bërë gati edhe një kontratë tre vjecare për Bogdanin me anë të së cilës shtatlarti shqiptar do të përfitonte nga 800 mijë euro në vit. Kështu të paktën shkruan mediumi "Goal.com", sipas të cilit sulmuesi shqiptar vetëm zyrtarisht nuk quhet lojtar i Genoas dhe pritet që të bashkohet me skuadrën e re pas krishtlindjeve.
Genoa aktualisht renditet në pozitën e tretë të Serie B, aq sa kanë edhe Juventus (një ndeshje më pak), Napoli e Bologna, dhe është njëra ndër kandidatet kryesore për rikthim në sallonin e madh të futbolit Italian.