E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disiplina, e pamëshirme ndaj dhunës dhe incidenteve

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së është treguar aspak tolerant me shkeljet dhe indisiplinimet e lojtarëve dhe drejtuesve të klubeve.
Keshtu në vendimin e marrë ditën e martë, lojtari i KF "Partizani", Henri Ndreka, për ofendim të gjyqtarit në përfundim të ndeshjes në bazë të nenit 26/7 të K.D.Sportive u dënua me 50 mijë lëkë gjobë. Lojtari i KF "Kastrioti", Erion Dushku, për gjeste fyese në drejtim të tifozeve, në bazë të nenit 26/7 të K.D.Sportive dënohet me 30 mijë lekë gjobë.
MOSMARRËVESHJET: Vendimi për mosmarrëveshjen midis gjashtë lojtarëve dhe KF "Apolonia" do të shpallet pasi të përfundojë shqyrtimi i të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga palët në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës dhe gjatë javës në FSHF.
GODITJET: KF "Luftëtari" për goditjen me sende të forta të lojtarit Endri Vrapi të "Teutes", incident i shkaktuar nga publiku, por që nuk ka ndikuar ne mbarëvajtjen e ndeshjes dhe as ka patur pasoja në shëndetin e lojtarit, sic rezultoi edhe nga pamjet filmike e dokumentacioni i ndeshjes, në bazë të nenit 24/17 u dënua me 100 mijë gjobë.
KËRCËNIMET: Drejtuesi i KF "Tirana" Eduard Gjini për fyerje të vazhdueshme ndaj gjyqtarëve, veprime agresive në drejtim të drejtuesve të ekipit kundërshtar, ofendime ndaj përfaqësuesve të FSHF-së të ngarkuar me mirëadministrimin e ndeshjes, në bazë të nenit 24/43 të K.D.Sportive u dënua me tri ndeshje pezullim dhe gjobë prej 100 mijë lëkësh
FISHEKZJARRET: KF "Tirana" në bazë të nenit 4/1 te K.D.Sportive dhe neneve 33/1 e 34/6 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kombëtare të FSHF-së paralajmerohet se në rast lejimi e përdorimi të metejshëm të fishekzjarreve e mjeteve të tjera tymuese në ambientet e fushës së lojes, do të merren masa sipas parashikimeve të rregullave të vendosura për këto raste nga UEFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›