Fernando Gago te Real Madrid për 27 milionë dollarë

Albania-Sport (AS) - Boca Juniors kanë pranuar që të shesin mesfushorin e talentuar Fernando Gago tek skuadra e Realit të Madridit për më shumë se 20 milionë euro, ka njoftuar klubi argjentinas të enjten.
"Fernando Gago do të transferohet te Real Madrid për 27 milionë dollarë", thuhet në faqen zyrtare të internetit të Boca Juniors.
Rekrutimi i 20-vjecarit argjentinas nga skuadra meringues, I cili pritet që të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjecare, është vazhdim I politikës së skuadrës madrilene për të rinovuar skuadrën me futbollistë të talentuar nga Amerika e jugut.
Transferi i Gago vjen pas atij të Gonzalo Higuain, i cili ishte bashkuar me skuadrën "meringues" ditë më parë për shifrën e 13 milionë eurove.
Real gjithashtu sivjet ka nënshkruar edhe me brazilianin e Fluminenses, Marcelo, i cili pritet që të jetë zëvendësimi i 33-vjecarit Roberto Carlos.