Bogdani akuzon Ramën
Tiranë (start)-Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënësit Gerti Bogdani ka hedhur akuza të ashpra kundër kryetarit të Partisë Socialiste. Bogdani ka dënuar sulmin më të fundit, që sipas tij Rama ka ndërmarrë kundër gjyqtarëve dhe gjykatave në vend, duke mos respektuar institucionet e pavarura dhe shtetin ligjor, për faktin e vetëm se nuk bëhen pjese e lojërave te tyrë të fëlliqura politike.
“Dje dhe sot, z. Rama, kryehetuesi politik i vendit, sulmoi gjykatat, vendimet e tyre, kancelarët, shortin elektronik dhe gjykatësit vetëm e vetëm se ata, te pakapur nga krimi, zbatojnë me korrektese ligjin dhe shtetin ligjor te vendit”-theksoi Bogdani pasditen e së shtunës për mediat.
Më tej, në emër të Partisë Demokratike, Bogdani i ka kërkuar që të respektojë institucionet e pavarura dhe shtetin ligjor.
“Ndaj edhe Partia Demokratike i kerkon z. Rama”-vijoi më tej Bogdani, teksa shtoi se “këtij kryehetuesi politik, pasardhës i familjeve tëe byrosë politike, njeriut me lidhje te ngushta me sigurimin famëkeq te shtetit, te heqë dore nga roli i shëmtuar i kryehetuesit, se ai dhe instrumentet e tij, nuk do te mund te fshehin me asgjë lidhjet e tyre me krimin”.