Braçe: Ligji është korruptiv. Berisha ta tërheqë
06/12/2008 PS-qeveri përplasen për lojërat e fatit
Partia Socialiste dhe qeveria kanë vijuar edhe dje, por këtë herë në distancë, akuzat mes tyre lidhur me projektligjin më të ri të qeverisë, “Për lojërat e fatit”. Nënkryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Eroion Braçe ka akuzuar Kryeministrin Berisha për sjelljen në Kuvend dhe miratimin e një ligji që sipas tij është klientelist dhe bëhet për kazinonë që do të hapet në Durrës. “Ligji është korruptiv, është klientelist dhe është kriminal, pasi liberalizon tërësisht biznesin e bixhozit, duke garantuar përhapjen e tij në çdo cep të vendit, nga Tropoja e tij deri në Konispol, kur dihet se ky biznes, ashtu si dhe biznesi tjetër me tregtinë e armëve dhe municioneve, nuk është si biznesi i energjisë, fjala bie, madje nuk është as si biznesi tashmë shumë i përhapur i zyrave juridike në territorin e Republikës së Shqipërisë”, - tha Braçe. Ai i kërkoi Kryeministrit ta tërheqë atë. Pas tij, Ministria e Financave ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, ku thekson se ligji përbën një standard të ri në rregullimin e funksionimit të industrive të lojërave të fatit me përfitime të mëdha shoqërore dhe publike dhe se ai synon të dekurajojë përhapjen e pakontrolluar të veprimtarive në një numër shumë të madh njësish.