“Qeveria të mbajë duart larg nga drejtësia”
06/12/2008 Ndërrimi i gjykatëse për Bashën, reagon Manjani
Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Asamblenë Kombëtare të PS-së Ylli Manjani i ka bërë dje apel qeverisë shqiptare të mos ushtrojë presionin e saj tek institucionet shqiptare të drejtësisë, por t’i lënë të ushtrojnë funksionin e tyre në respektim të ligjit. “Ne ngremë zërin për manipulimin e shortit për gjykimin e dy dosjeve që janë bërë objekt i debatit publik dhe që lidhen njëra me Lulëzim Bashën dhe tjetra me sekserin serb të Sali Berishës. Të dyja këto dosje janë devijuar drejt gjykatësve të lidhur qartë dhe hapur me PD-në, dhe kjo ka ndodhur në shkelje të plotë të Kodit të Procedurës Penale, të ligjit e të etikës së domosdoshme për çdo lloj gjykimi e jo më për gjykimin e këtyre dy skandaleve të mëdha me prapavijë të qartë politike e dëme të dukshme ekonomike e morale për qytetarët shqiptarë”, - tha Manjani. Sipas tij, Kodi i Procedurës Penale përcakton se gjyqtari që gjykoi tri javë më parë kërkesën për pezullimin e afateve lidhur me hetimin e dosjes penale të Lulëzim Bashës duhet të shqyrtonte edhe kërkesën e të pandehurit Lulëzim Basha, gjë e cila nuk ka ndodhur. “Asnjë gjykim i cenuar ligjërisht e moralisht nuk mund ta shpëtojë nga drejtësia as ministrin e pandehur dhe as sekserin serb të Sali Berishës”, - përfundoi Manjani.