Gjykata e Tiranës reagon, në short nuk ka manipulime
06/12/2008 Kancelari sqaron me hollësi procedurën e shorteve
TIRANË- Gjykata e Tiranës nëpërmjet kancelarit të saj, Ilir Sauli, menjëherë pas mbarimit të mbledhjes në Ministrinë e Drejtësisë reagoi dje duke sqaruar mënyrën se si hidhen kërkesat penale në short dhe për keqkuptimet që janë krijuar tek avokatët dhe prokurorët. Sipas Saulit, shorti për çështje penale dhe civile në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë hidhet në mënyrë elektronike, pra caktimi i gjyqtarëve bëhet me anë të një programi kompjuterik, i cili nuk bën asnjë dallim mes gjyqtarëve të dhomës penale kur çështja është penale dhe mes gjyqtarëve të dhomës civile kur çështja është civile. Kancelari i gjykatës nuk bën asgjë tjetër përveçse bën përcjelljen e praktikës tek gjyqtari përkatës sipas rezultateve të shortit. Sauli sqaron se në bazë të ligjit nr. 9877, datë 18.2.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Neni 9 parashikon që ndarja e çështjeve gjyqësore bëhet me short, sipas procedurave të caktuara me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa kancelari në bazë të Nenit 38 të këtij ligji mbikëqyr procesin e organizimit dhe të dokumentimit të ndarjes së çështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit, si dhe nënshkruan përcjelljen e praktikës së çështjes gjyqësore te gjyqtari i caktuar. Pra, as praktikisht as teorikisht jo vetëm kancelari, por asnjë punonjës i administratës gjyqësore nuk mund të ndërhyjë në procesin elektronik të hedhjes së shortit. Duke iu referuar procesit të përditshëm të punës në gjykatën e Tiranës kancelari Ilir Sauli sqaron se parimet për hedhjen e shortit janë: Baza e objektit; Ngarkesa totale e çështjeve në gjykim të gjyqtarëve që nga fillimi i vitit dhe ngarkesa aktuale e çështjeve që kanë në gjykim gjyqtarët. Me këtë reagim gjykata e Tiranës hedh poshtë të gjitha pretendimet që kishin palët në diskutim, për sa i përket mënyrës së kryerjes së proceseve gjyqësore.