E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, chat në Facebook me një pornostare rumune

Lajmin e ka publikuar sajti rumun enational.ro, sipas të cilit Erjon Bogdani ka një shoqe të re në Facebook, Diana Kordeanu, pornostare dhe ish e dashur e Mutus. Kordeanu jeton në Riçone, shumë pranë Çezenës

Të jesh shok skuadre me Adrian Mutun do të thotë të qëndrosh pranë një njeriu që në jetë ka provuar gjithçka, edhe ato që një futbollist nuk i çon ndërmend. Megjithatë, duket se Erjon Bogdani, sulmuesi kuqezi i Çezenës, ka vendosur që të marrë prej Mutus ndonjë nga veset e tij dhe natyrisht që nuk bëhet fjalë për kokainën.

Erjon Bogdani qenkësh shndërruar së fundmi në objekt dëshirash për nëj pornostare rumune. Ajo quhet Diana Kordenau dhe ka zhvilluar një bisedë në Facebook me bomberin e kombëtares së Shqipërisë. Lajmin e ka publikuar sajti enational.ro, një sajt që merret kryesisht me zhvillimet gossip. Sipas të dhënave që jep sajti, Bogu dhe Kordeanu kanë zhvilluar një bisedë të gjatë, ku si shkëndijë ka shërbyer miku i përbashkët, Adrian Mutu. Kështu ka nisur biseda, Diana ka kërkuar informacion për ish të dashurin e saj dhe Erjoni i ka dhënë asaj të gjitha përgjigjet që dëshironte. Madje, sipas sajtit, ai që ka kërkuar të bëhet mik në Facebook me pornonstaren, ka qenë lojtari i kombëtares kuqezi.

Erjon Bogdani është martuar vitin e shkuar me Rosela Ariodanten, një juriste italiane me të cilën ka një fëmijë, djalin Aleksandër të lindur pak muaj më parë. Nga ana tjetër, Diana Kordenau, pasi zhvilloi aktivitetin e saj si pornostare gjatë viteve 2000, është zhvendosur në Itali, në Rexho-Emilia ku është martuar me një biznesmen italian.

Ndonëse lajmi duket sensacional, adresa me të cilën ka four Diana Kordenau, mund të mos ketë qenë ajo e Erjon Bogdanit të vërtetë, pasi në Facebook, adresat me emrin e bomberit shqiptar janë me dhjetëra. Sidoqoftë, media rumune nuk ka hezituar që të ngrejë bazat e një historie rozë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›