E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi e Milani shpresojnë të rilindin sot

SHKRUAN: Jeton Selimi 15-10-2011 12:08

Zikaltërit udhëtojnë drejt Katanias, ndërsa kuqezinjtë presin Palermon. Si Ranieri, ashtu edhe Alegri duan të fitojnë për të përmirësuar pozitat e tyre në tabelën e renditjes. Në fushë zbret edhe Napoli, që do të sfidohet në “San Paolo” nga Parma

Rifillon Serie A. për ndeshjen e parë të javës në Katania, Klaudio Ranieri ka të gatshëm Tiago Motan dhe e shtyn për në Champions League rikthimin e Shnajderit. Mes 20 të grumbulluarve mungojnë edhe Zhulio Sezar, Forlan, Kivu e Kutinjo. “Një mëkat – sulmon trajneri zikaltër – sidomos për Diegon sepse do të qëndrojë gjatë larg fushave. Praktikisht nuk ishte stërvitur kurrë me ne dhe iku në kombëtare”. Më pas vjen një batutë për skualifikimin e hequr. “Jam i lumtur, mbase isha disi i acaruar sepse e dija që nuk e kisha fyer gjyqtarin”. Në aspektin taktik, Interi do ta rinisë me një 4-4-2, “por ende nuk kam vendosur sesi do ta rreshtoj mesfushën, në romb apo në vijë të drejtë”. Më pas fokusohet te Katania. “Është një fushë e vështirë, ku Interi dy vjet më parë u mund, por neve na duhet të bëjmë pikë”. Pastaj, në lidhje me Kivun që kërkon të spostohet në qendër, përgjigjen e jep me shaka: “E thotë çdo vit, por talenti i tij është që të luajë në krah. Në fund të fundit, Interi ka fituar shumë deri në këtë moment falë edhe disponibilitetit të tij”.

Ndërkohë, te Milani pritet rikthimi i Robinjos. Pubalgjia, që pas Superkupës së Italisë e ka detyruar të qëndrojë larg fushave, më në fund është lënë pas krahëve, kundër Palermos, Alegri mund ta riaktivizojë në zemër të sulmit kuqezi. Jashtë Boateng, i skualifikuar. Robinjo me Ibrën dhe Kasanon në sulm. Braziliani mund t’i ndihmojë dy shokët e sulmit të mposhtin “mërzinë”. Mesfushor i avancuar? Lojtar krahu? Njëra dhe tjetra, për më tepër sepse është e pamundur të jepet një pozicionim i qartë për Binjon. Është një lojtar shumë elastik, dhe kjo është pika më e fortë e tij. Tre shembuj, për të kuptuar më mirë: së pari, Napoli-Milan, 25 tetor 2010: Robinjo luan për herë të parë si fantazist mbrapa Ibrës dhe Patos, vrapon, ndihmon shokët e skuadrës, kuqezinjtë fitojnë; së dyti, Bolonja-Milan, dy muaj më vonë: me Ibrën dhe Boateng lëviz në të gjithë sulmin, nuk mungon takimi me asistet dhe golin. Tri pikë të tjera për Alegrin; së treti, Breshia-Milan, 23 prill 2011: si sulmues i dytë në krah të Kasanos shënon golin që hipotekon titullin e 18-të. Të shtunën do të kthehet për t’u rikthyer në ndjekje të titullit të 19-të. Për momentin, duke parë të dhënat, kaq mund të mjaftojë. Ku do të luajë, dhe mbi të gjitha, në vend të kujt, për shkak të dëmtimeve dhe skualifikimeve, do të jetë një çështje me të cilën Alegri do të përballet më vonë. Në kohën e duhur. Hapat duhen hedhur një nga një, siç duhet të bëjnë ata që duan të ringrihen.

Serie A – Java VI

Sot

Katania – Inter 18:00

Milan – Palermo 20:45

Napoli – Parma 20:45

Nesër

Çezena – Fiorentina 12:30

Atalanta – Udineze 15:00

Kajliari – Siena 15:00

Kievo – Juventus 15:00

Xhenoa – Leçe 15:00

Novara – Bolonja 15:00

Lacio – Roma 20:45

Renditja

Skuadra N F B H P

1.Juventus 5 3 2 0 11

2.Udineze 5 3 2 0 11

3.Napoli 5 3 1 1 10

4.Palermo 5 3 1 1 10

5.Kajliari 5 3 1 1 10

6.Roma 5 2 2 1 8

7.Lacio 5 2 2 1 8

8.Kievo 5 2 2 1 8

9.Fiorentina 5 2 1 2 7

10.Xhenoa 5 2 1 2 7

11.Katania 5 1 3 1 6

12.Parma 5 2 0 3 6

13.Novara 5 1 2 2 5

14.Siena 5 1 2 2 5

15.Milan 5 1 2 2 5

16.Atalanta 5 3 1 1 4

17.Inter 5 1 1 3 4

18.Leçe 5 1 0 4 3

19.Çezena 5 0 1 4 1

20.Bolonja 5 0 1 4 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›