E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ët kundër Vllaznisë Bala e Lika kërkojnë fitoren

Të dy kanë dalë nga shkolla shkodrane dhe të dy luajnë me Tiranën pas një aventure të pafat në Turqi. Gilman Lika dhe Bekim Bala janë pjesë e kombëtares kuqezi. I pari me përfaqësuesen e Kuzhes zhvilloi 75 minuta kundër Francës, i dyti me Shpresat e Bushatit realizoi një gol kundër Polonisë. “Është e vështirë. Luajmë në Shkodër, por aty të jepet mundësia të shprehesh në fushë, ndonëse nuk është asnjëherë e thjeshtë për të fituar. Unë jam rritur aty. Respekt për Vllazninë, por me Tiranën shkojmë atje për të fituar. Këtë vit duhet të fitojmë titullin. Në javët e para të kampionatit kemi treguar forcën dhe kemi mundur të fitojmë tre ndeshjet e fundit. Humbja në start kundër Teutës ishte një aksident, por u ringritëm shumë shpejt. Në Shkodër duhet të fitojmë për të ruajtur vazhdueshmërinë në rezultate dhe për t’u shkëputur në krye të tabelës së klasifikimit”, ka deklaruar shkodrani në seancën e fundit stërvitore të bardhebluve. Por nëse për Bekim Balën, sfida kundër Vllaznisë në Shkodër përbën një emocion më vete, Gilman Lika është disi më i përgatitur pasi e di se çfarë e pret atje. “Në sezonin e kaluar luajta dy herë kundër Vllaznisë në Shkodër. Isha i tensionuar kur zbrita në fushë dhe nuk dija si do të më priste publiku. U ndjeva mirë në ndeshjen e parë dhe më shumë në të dytën. Provova duartrokitjet e para si kundërshtar. Kam besim se do të jetë kështu edhe kësaj here.” Por tani Tirana shkon si kryesuese dhe Vllaznia kërkon të rimarrë veten pas disaftës së Krujës. “Sezonin e shkuar kishim dalë jashtë lohtës për titull. Këtë rradhë është ndryshe. Shkojmë atje për të fituar. Në “Loro Boriçi” luhet futboll i bukur, kështu ka ndodhur gjithmonë. Si ne ashtu edhe Vllaznia do të kërkojmë pikët e plota nga ky takim,” thotë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›