E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali dhe Çelsi kërkojnë talentin Lukas

Ylli i Sao Paulos, Lukas është në prag të transferimit në Real Madrid, ka njoftuar e përditshmja spanjolle “El Confidencial” të enjten. Mesfushori ofensiv Lukas, 19 vjeç, prej shumë kohësh kërkohet edhe nga gjiganti anglez, Çelsi, por duket se Reali është favorit për të siguruar shërbimet e tij dhe thuhet se drejtues të klubit nga Santiago Bernabeu tashmë kanë biseduar me menaxherin e futbollistit, Huan Figer. Lukas ka kontratë afatgjatë me Sao Paolon, andaj klubi nga Amerika e Jugut pret ofertë të madhe për yllin e ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›