“Chicharito” rinovon me Man Junajtid
Sulmuesi i Mançester Junajtid, Havier Hernandez ka nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare me klubin nga “Old Trafford”, e cila pritet ta bëjë meksikanin ndër përfituesit më të mëdhenj në klub. Së fundmi Junajtid i ka ofruar rinovimin edhe lojtarëve të tjerë, si Tom Kleverli dhe Deni Uellbek, por kjo nuk ka ndodhur me Dimitar Berbatov që përballet me largimin. “Nuk do të flas për shumat, por është kontratë pesëvjeçare. Është një pagë bazë, duke shtuar dhe bonuset tjera në rast të sukseseve në garat e ndryshme”, theksoi agjenti i “Chicharito”-s.