Mançini: Baloteli, martohu! Rafaela Fiko: Jemi të rinj
BRITANI - Mario, martohu! Është kjo këshilla e Roberto Mançinit për Mario Balotelin, pasi ky i fundit u kap në orën 2.45 të mëngjesit, në një klub striptizmi dy ditë para ndeshjes me Boltonin.
Sot, Mançester Siti e ka gjobitur me 300 mijë euro sulmuesin italian për shkak të thyerjes së disiplinës. “Mendoj se martesa do ta ndihmonte shumë Marion, - deklaroi Mançini. – Nëse një futbollist nuk ka një jetë private të mirë, nuk mund të luajë në nivele të larta. Jam i sigurt se Mario e ka kuptuar që ka bërë një gabim, por nuk ka asgjë që mund të bëjmë ne, nëse ai vazhdon të sillet kështu, duke u bërë armiku më i keq i vetes. Është i ri dhe dihet që këto gjëra ndodhin, por pas 100 herësh duhet ta kuptojë se është profesionist dhe para një ndeshjeje, nuk duhet të qëndrosh jashtë deri në 2 të mëngjesit”, shtoi italiani.
E ndërkohë, ka qenë e menjëhershme replika e të dashurës së Balotelit, Rafaela Fiko. “Është shpejt për t’u martuar, jemi akoma të rinj, - ka thënë bukuroshja italiane. – Duhet që më përpara një njeri të realizohet në punën e tij dhe më pas, përse jo, të mendojë edhe gjëra të tilla”, shton Fiko. “Kur je i ri të ndodh të bësh ndonjë çmenduri, por tabloidët janë të fiksuar pas jetës së Marios”, vazhdon e dashura e Balotelit.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)