E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani dhe Kapllani, sa pak minuta lojë

Sulmuesit e Kombëtares shqiptare vuajnë aktivizimin e pakët në kampionatet ku luajnë. Për shtatlartin shqiptar të Kievos, Erjon Bogdanin, trajneri Iakini kishte rezervuar vetëm 22 minutat e fundit të lojës në ndeshjen e humbur 1-0 ndaj Katanias. Dhe ai me pak fat mund të kishte barazuar rezultatin, nëse gjuajtja e tij nuk do të përfundonte në shtyllë. Ndërkohë, Edmon Kapllani nuk është aktivizuar asnjë minutë, i rikthyer nga një dëmtim, në fitoren 2-1 që Karlsruhe ka marrë dje në shtëpi ndaj Volfsburgut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›